Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Zgjidhje për rrjetet sociale!

Zgjidhje për rrjetet sociale!
Taulant Salihi

Rrjetet sociale janë bërë të domosdoshme për komunikimin bashkëkohor dhe si të tillë të jesh indiferent ndaj tyre nuk është zgjidhja më e mirë që mund të bësh. Mirepo t’ua kushtosh kohën informatave të pafundme që vinë nga kto rrjete është dhunë për qënien tënde.

Në veçanti më problematik nga të gjithë shfaqet Facebook-u, letërnjoftimi virtuel bashkëkohor. Nuk mund të ju shpëtosh edhe informatave më te dobta që mund të pranosh nga ky rrjet, sepse brenda tij ka gjithçka.

Zgjidhja më adekuate do të ishte të selektohen vetëm disa blogje dhe persona të cilët e meritojnë info-qasjen deri tek “NEWS FEED”-i yt dhe të fishihen listat tjera dhe budallallëku që të tregon se çfarë aktivitete kanë bë shoqeria yte mos të ekzistojë brenda.

Gjithashtu, fenomen i ri që duhet të shfaqet gjithkund, ashtu siç shfaqet nëpër grupe (kush ka parë ndonjë postim – seen by) është që në vend të “Like” butonit të ekzistoj një “Check” buton dhe gjithçka do të ishte me neutrale dhe jo detyrimisht pozitive.

Ju deshiroj punë të mbarë në pastrimin e jetës tuaj!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.