Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Vizatimet e David Byrne, diagrame për Gjendjet Njerëzore

Vizatimet e David Byrne, diagrame për Gjendjet Njerëzore
Arta Rexhepi

Në vitin 2006, David Byrne botoi Arboretum, një kolekcion skicash poetike, cinike, të thella dhe brioliante- disa shumë abstrakte, disa shumë konkrete- të vizatuara në stilin e diagrameve evolucionare, duke përfshirë gjithçka që nga rrënjet e filozofise deri tek fati romantik i ekosistemit të arteve të perfmormuara.

Në parathënien e titulluar “Pse? ” Byrne shkruan:

Ndoshta ishte një lloj vetë-terapie që lejoi dorën të “thotë” atë që sëri nuk mundej.
Logjikë iracionale- kam dëgjuar që quhet kështu. Aplikimi i shkencës dhe logjikës në premisa bazike iracionale, për të vazhduar me kujdes, nga absurditeti me fytyrë drejt arritjes së një lloji të ri të kuptimit.
Por si mund të shëndrrohet absurditeti në kuptim? pa marrë parasysh së sa të ndërlikuara e të rregulluara janë, çdoherë do jenë absurde, apo jo ?
Unë besoj se shumë nga premisat shkencore racionale janë iracionale në fillim- puna e shumë shkencëtarëve dhe akademikëve, në thellësi është thjeshtë justifikim i përpunuar i dëshirave, tekave, paragjykimeve dhe lavdisë.
Ndjej se në një farë mase zonat e “mendimit” të trurit tonë janë motorë superracionalizimi. Ato na japin mënyra dhe jusfikime për impulset tona shtazarake, Ato na lejojnë të ia justifikojmë ato vetës , dhe kur të arrijmë këtë, t’ua dëshmojmë edhe tjerëve.

rrjedha e informatave sociale

brendia njerëzore

 

rrënjët e fshehura

Nëse mund të vizatoni një marrëdhënie, atëherë ajo mund të ekzistojë. Bota na hapet neve, çelet, dhe kur presim që të mbyllet- të shëndrrohet në një kuti të kyçur- na shfaq diçka të befasishme. Në fakt, rezultati dhe me siguri qëllimi i papranuar i shkencës mund të jetë “të dojmë sa nuk dijmë” në vend të asaj që mendojmë se dijmë. Ajo që mendojmë se dijmë me siguri s’është e sigurtë. Të paktën nëse mund t’i japim kuptim asaj që nuk dijmë, s’do jemi fajtor për arrogancën e të menduarit se dijmë diçka. Detyra e shkencës është të krijoj hartogram të injorancës.

Trashëgimia e zakoneve të mira

 

marrëdhëniet sociale imagjinare

 

Historia Psikologjike

 

Moralisht të pështira

 

Po do të thotë Jo

 

Ylberi gustator

 

Subkulturat Kristiane



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.