Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Vasili Kandinski: Profecia e artit të ri

Vasili Kandinski: Profecia e artit të ri
Taulant Salihi

Vasili Kandinski padyshim është njëri ndër pararojasit e artit modern, postmodern por edhe artit bashkëkohorë që nuk mund të definohet ndryshe, përveçse me deifnicionet e tij për rolin e artistit në art dhe rolin e artit në shoqëri.

Ai merr kreditet për çlirimin nga materialja dhe e transmeton mesazhin e ri te kohës për rolin e vërtet të artit në shoqërinë njerëzore, ku qartë kuptohet se arti duhet të komunikojë shpirtëroren e jo të shkojë pas vlerave materiale/sendore apo egoiste personale të artistëve, të cilët në kohën kur ai e shpallte këtë revelate, por fenomen që ende ekziston në rrethet e artistëve, ishin të zhytur në ambiciet egoiste për lëvdata dhe krenari në bazë të vlerave teknike “sendore”.

Ai qartëson se detyra e artit dhe artistit është komunikimi i shpirtërores e cila do të çliroj artin nga ky egoizm absurd dhe do të vendos atë në rrugën e tij të vërtet, që është të qënurit “medium për shpirtin”.

Në shkrimet e tij vuloset teorija e artit të ri. Studimet e tij mbi vijën, format, ngjyrat dhe kompozicionin e dallojnë atë nga artistët tjerë të kohës.

Publikimet kryesore të tij:

Mbi shpirtëroren në art

Pika dhe Vija në sipërfaqe

Arti i harmonisë shpirtërore

Ju inkurajojë të studioni më shumë mbi këtë babë të kohës.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.