A mund t’i qasemi shtetit në shqip?!

Në rast të komunikimit, marrëveshjeve zyrtare, etj. me institucion publik (shtetëror, sh. organet komunale, përfaqësitë shtetërore) në komunat me shumicë shqiptare, apo me se paku 20% të popullsisë, a janë qytetarët, organizatat, bizneset, që zgjedhin t’i drejtohen instancave të shtetit në gjuhën amtare të detyruara të bëjnë përkthimin e kërkesave, aplikmeve dhe dokumentet e tjera të ngjashme edhe në maqedonisht?!
Në përvojën personale përkthimi është kërkuar me kembënuglësi nga autoritetet administrative, ndërsa kjo logjikisht duket si punë e përkthyesve zyrtarë shtetëror. Jemi 3 muaj në vitin e 3 nga hyrja në fuqi e ligjit për përdormin e gjuhëve dhe nuk ka arsye për stërzgjatje të vënies së tij në fuqi. Rezistenca për zbatimin e ligjit nga kultura shoviniste e betonuar në shtet ishte e qartë nga fillimi, për këtë puna nga pala shqiptare pritej të jetë më kembëngulëse.Ta përsëritim për të satën herë, kjo jo vetëm që ështe fyese dhe e palogjikshme, por paraqet edhe punë të dyfishtë.
Shpresoj që Агенција за примена на јазикот / Agjencia e Zbatimit të Gjuhës të adresojë këtë brengë dhe ta kuptojmë ku qëndrojnë të drejtat tona të garantuar nga ky ligj dhe a kanë të drejtë organet publike të kërkojnë këtë nga ne…
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.