TheInterview: Kampanja promovuese, Sony dhe Obama!
Për filma të thjeshtë komik si ky, nuk ka nevojë për analiza, por kampanja madhështore promovuese meriton respekt të veçantë, ku politika dhe reklamimi kombinohen për të përfituar bashkërisht.
Produksioni filmik pa dyshim se është cilësor dhe me buxhet të lartë, përderisa përfshihet brenda Eminemi duke pranuar se është homoseksual dhe i pëlqejnë meshkujt. Ky lluks nuk blehet lehtë.
Elementi kryesor në kampanjë është sulmi kibernetik me mbulesë të madhe mediatike, ku gjoja Sony ka pësuar sulm dhe ka defekt ne rrjet, ndërsa në mbrojtje të kompanisë dhe produksionit del njeriu i parë i shtetit më të fuqishëm në botë, me deklaratat se ‘Sony patjetër duhet të publikoj filmin, dhe duke kërcnuar Veriorët për kundërsulm’.
E gjithë kjo është investim shumë i madh që m’le të besoj se është produksion i përbashkët i qeverisë dhe kompanisë, për interesa gjeostrategjike dhe ato pastër financiare.
Në rrjedhojë, për ta bë edhe me eksplozive kampanjën, pas disa paralajmërimeve se nuk do të publikohet, filmi lansohet në natën e Kërshëndellave me çmim simbolik online edhe atë vetëm në SHBA, gjë që shton kuriozitetin për ta parë atë në gjithë botën.
Përfitimet nga këto blerje sigurisht do të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të harxhimeve.
Çka përfiton Sony?
Pyetja logjike është: Pse Sony do ta bëntë këtë sakrificë të madhe dhe të mbaj jashtë serverët e tij, duke patur miliona përdorues?
Si e para, gjithë ata përdorues do të ndjejnë varshmërinë e tyre nga ky brend. Ndërsa nënkuptohet që kjo korporatë është e involvuar drejtpërdrejtë pasi’që produksioni është i vet Sony Pictures, ndërsa asnjë kampanjë marketingu e mundshme nuk do ti dhuronte vëmendje mediatike si kjo.
Arsye tjetër e fortë është ajo që Sony pas sulmit fiton empatinë e një mase të madhe të cilët do të vlerësojnë sakrificën që kjo kompani bën për hir të fjalës së lirë, ndërsa përdoruesit aktiv do ti qëndrojnë edhe më besnikë. Dhe si me e madhja, kjo kompani publikisht bëhet partner dhe përkrahet nga vetë qeveria e SHBA-së dhe presidenti Obama.
E fundit, shitjet me siguri do të mbulojnë çdo harxhim, bile përfitimet do të jenë të mëdha.
Pjongjangu nuk ka fuqi, as interes për ndërhyrje
Pas akuzimeve, Korea e Veriut mohoj se ka diçka të bëj me sulmin dhe ofroi investigim të përbashkët me SHBA-n, duke nënkuptuar se kjo nuk ka shansë të ndodhë.
Nuke e di pse do ti pengonte Pjongjangut ky film aq shumë, kur atë as që do ta shef dikush brenda shtetit, ndërsa çdo kush jashtë është i njohur për krimet që ndodhin brenda tij. Efekti i vetëm por serioz është vetëdijsimi i një mase edhe më të madhe në suaza globale për çështjen e këtij vendi të izoluar.
Dyshoj se veriorët kanë aq fuqi në sferën kibernetike, ndërsa mundësia që ata të kenë angazhuar Rusinë apo Kinën për këtë sulm është minimale, sepse asnjëra prej tyre s’është e gatshme të rrezikoj potez diplomatik për këtë çështje.
Amerika! Amerika!
Sony Pictures me siguri ka luftuar me produksione tjera se kush do të fitoj tenderin për këtë projekt, simbas gjitha gjasave të porositur nga qeveria e SHBA-ve.
Në shtetin ku stimuluesit për efektivitet të shtuar kognitiv janë gjërësisht të përdorur, posaçërisht në rangjet e larta elitare(në aspektin ekonomik dhe pushtetit politik), e gjithë kjo kampanjë duket më se reale dhe e thjeshtë.
Me këtë Amerika e ka filluar kampanjën akitve kundër Veriorëve dhe diktatorit, të ngjajshme me atë të 90-tave kur shpesh shihnim në produksionet e Holivudit, arabë dhe sovjetikë të djallëzuar. Tash targeti i holivudit kthehet ka lindja e largët, por me karakter komik si për fillim.
Hmmm…Jeeejj
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.