The Qur’an (Dokumentar)
Një produksion i mirë për njërin ndër librat më të mëdhej që ekzistojnë. Dirigjuesi Antony Thomas i shpërblyer në disa raste, na çonë në zemrën e botës Islame dhe brenda jetës private të njerëzve, të cilët jetojnë në bazë të botëkuptimeve të tyre për Kur’anin.
Të gjithë ata flasin qartë për lidhjen e tyre me ”librin” më të cilin e udhëheqin jëtën dhe nëpërmjet tyre fitojmë një pasqyrë të qartë për këtë përbërje të shkëlqyer, të bukur dhe shpesh kontradiktore, që paraqitet si “udhërrëfyes dhe shërim për njerëzimin”.
Ky dokumentar është një grupim i informatave më se të rëndësishme që janë të patjetërsueshme të njihen nga publiku ynë, i cili ndjenë ndikimin e këtij libri në çdo pjesë të jetës shoqërore dhe private.
Dokumentarin mund ta shikoni KËTU.
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.