‘Taylors of Harrogate’ ndërton strehim për bleta në stilin e ‘The Grand Budapest Hotel’

Kompania Taylors of Harrogate nga Yorkshire lanson fushatën ‘Save the Flavor’ dhe nëpërmjet një video-reklamë kreative synon të vë në theks rëndësinë e bletëve në krijimin dhe perfeksionimin e shijes nëpër produktet e çajrave të tyre, duke krijuar një hotel luksoz për bleta në stilin e hotelit të filmit ‘The Grand Budapest Hotel‘ i dirigjuar nga Wes Anderson.
Hoteli paraqet miniaturë te punuar detajisht, me interier dhe dekorime luksoze. Në restorant janë të vendosura pjata të mbushura me polen, përderisa banjat me ujë të ëmbël mund të përjetohen në paketën e ravenit te ëmbël. Hoteli është i ndërtuar nga druri balsa, si dhe i dekoruar me skema ultraviolete, me të cilat në bazë te zbulimeve shkencore tërheqin bletët dhe insektet.
Të radhitura janë disa pjese të hotelit.

Bletët hyjnë në hotel nëpërmjet recepcionit me shije molle te erëzuar

Restoranti me shije trëndafili

Miniatura luksoze

Dhoma për fjetje me shije vishnje

Llambat e gjumit janë të mbushura me polen

Bletët mund të shfrytëzojnë edhe bazenin nga mendra

Palestër mendre në dispozicion

Diskoball për mbrëmje festive

Me ndriçim dhe aroma insektet provokohen që të hyjnë dhe të shijojnë hotelin
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.