Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 12/04/2025

Scroll to top

KTHEHU LART

S'ka shtet me mikropushtet! - altereffekt.

S’ka shtet me mikropushtet!
Taulant Salihi

Mendoj se seriozisht duhet të rishikohet pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë shtet, që as nuk meriton të thirret në emrin kolonial të imponuar për tokë të huaj. Nuk mundet që kurdo e djathta sllave të fitoi shumicë, shqiptarët të shndërrohen në pakicë të nëpërkëmbur. Qartazi, ky sistem nuk funksionon për ne dhe duhet të behet diçka për ta ndryshuar e jo ta shtyjme sa mundim dhe gjithë personazheve të passuksseshme në profesione t’u japim mundësi të bëhen dikushi tu na humbur kohën dhe jetën dhe tu i shpraz’ vendbanimet. Nëse për Mickovskin himni i shtetit assesi nuk preket sepse është gjeneza e shtetit, për ne kjo nuk ka kurrëfar vlere, e as ky shtet me gjenezën përjashtuese dhe shoviniste, e bile edhe me tregime të fabrikuara historike, që kushdo që pak do ta kuptojë nuk i duhet shumë kohë të gjurmon faktet historike që janë të qasshme në internet. Për fat të keq niveli i vetëdijes politike të shqiptareve ka ra në nivel alarmant. Këtu patjetër se gjithnjë ndikon edhe kapitalizimi i ekonomisë së lirë që çjerrë çdo mundësi emancipimi dhe mirësjellje duke imponuar kulturë snobizmi, i cili te ne përzihet edhe me prapambeturina nga izolimi shekullor.

Sot duket palidhje të folet për këto tema sepse pozicioni politik i shqiptarëve në ketë shtet administrativ ka ra aq posht saqë ky drejtim përjashtues nga mickovskët, në tetor do të na vendos edhe për udhëheqësitë e komunave. E keqja është se të gjithë kinse-patriotat e kanë normalizuar këtë punë aq shumë saqë duket e kotë edhe të komentohet ose kritikohet. Njerëzve që vetëm për 28 nentor u kujtohet identiteti nuk mund as t’u kërkohet me shumë. Rroftë mikropushteti, jam gllavni i kataundit!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.