Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Simbolika e shtetit inkluziv multietnik

Simbolika e shtetit inkluziv multietnik
Taulant Salihi

Ne duhet doemos të hyjmë në fazën simbolike të përfaqësimit në shtet. Bujar Osmani kur lavdërohet për karakterin multietnik (në deklaratë para një muaji thotë që jemi shembull në Evropë) nuk duhet të harrojë se qëndrimet shtetërore i mbron në konceptin ekskluziv sllavofon, e sa për personalitete funksionarësh të lartë kemi pas edhe në Jugosllavi. Kjo nuk vlen më, e as që ka pas ndonjë vlerë gjithëpopullore ndonjëherë. Përfaqësimi në instancat e larta të shtetit duhet të përfshijë kulturën e përfaqësimit identitar, e me këtë edhe inkuadrimin e saj në politikën dhe identitetin e përgjithshëm shtetëror. Një detaj i tillë është dhurata me plis nga Grubi si përfaqësues i lartë shtetëror për përfaqësuesin evropian (e di që është bërë pajtim publik ta shajmë atë, por e përmend këtë detaj si shembull konkret dhe ndoshta për dikë banal për përfaqësimin simbolik identitar në suaza shtetërore). Në fjalë tjera, shtetit i duhet përfaqësimi i karakterit tonë i prezantuar me plotë bindje dhe dinjitet, që pasi Ademi e Bardhi me shokët të japin maksimumin në terren mos të ndjejnë dëshpërimin gjatë festës me folklor monoetnik. Nuk ka shtet multietnik pa pjesëmarrje në simbolikë!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.