Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Si ta lexojmë këtë sot?!

Si ta lexojmë këtë sot?!
Taulant Salihi

Koment për Konferencën për shtyp mbi situatën në Veriun e Kosovës e mbajtur nga kryeministri Edi Rama.

…për Veriun e Kosovës me v të madhe, emërtimi është gati për njësinë federative.

Çdo rezervë se ndoshta kryeministri i Shqipërisë bën një lojë të mençur ndërmjetësimi karshi serbisë dhe referëve ndërkombëtarë në çështjen Kosovë-serbi, me këtë që e ofron tani bie poshtë, së bashku me çdo mundësi teorike për një gjë të tillë. Rama jo vetëm që nuk e kupton ndjenjën e popullit të Kosovës, por ai refuzon sovranitetin e tyre për shtetin e vet, posaçërisht në lidhje me intervenimin humanitar të perëndimit, të cilët paturpësisht i quan pronarë të Kosovës. Me normalizim të skajshëm të këtij fjalori neokolonialist ai propozon me ngulm argumentimin e vet se Kosova nuk është ende e pavarur dhe se duhet të mbetet protektorat dhe të vazhdojë të sillet si e tillë duke na kujtuar shtetet mosnjohëse, sikur po na kthen me këmbë në tokë. Por ky qëndrim prej bashkëpunëtori besnik i perëndimorëve i cili prezanton një shtet (Shqipërinë) me liri të kufizuar të shprehjes, i cili trajton gazetaret në konferencë me qëndrim poshtërues, dhe që qytetarët i largohen në masë nga vendi për t’u bë temë për fashistat e shtetve ku emigorjnë, nuk i sjell mirë askujt, përveç që e largon presionin nga vuçiçi dhe milicitë fashiste që ai kontrollon, e që nëse nuk do ishte ai në sërbi do ishte një verzion tjetër me qasje të njejtë. Kjo, sepse serbia nuk kapituloi në 1999-ën, por vetëm u dridh përkohësisht, që si kulturë fashiste të vazhdojë të prodhojë destabilizim për shtetet përreth që i konsideron më të dobëta dhe mosdëgjuese.

Kurti, Osmani dhe botëkuptimi i shumicës së popullit të Kosovës organikisht është i bazuar mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë (si ideale nominale të perëndimit), e kjo në masë të madhe vjen nga mirënjohja për ndihmën që perëndimi e dha, dhe vazhdon t’u jep shqiptarëve në shumë forma. Mirënjohje të cilën as manipulatorët e sferës emocionale (religjiozët) nuk arritën ta tjetërsojnë edhe përkundër propagandës së skajshme dhe kushtëzimit me përjetësinë. Nëse nuk shquhet për diçka tjetër, të paktën inteligjencën emocionale populli i Kosovës e ka veti të theksuar. Për këtë, kur Kurti flet per vlerat e perëndmit, flet për vlerat e veta, ndërsa kur Rama mbron qasjen e perëndimit, e bën si lajkë ndaj padronëve të cilëve mundohet t’iu pëlqejë. Kjo është qasje robi dhe bazohet në shfrytëzim të njëri-tjetrit e jo në bashkësi të të barabartëve në vlera. Dhe kjo, gjithashtu, sjell dyshimin tjetër që në krah të sfidës së Kosovës ai të krijojë për vete dhe Shqipërinë një pamje konstruktive që do t’i joshte këta të perëndimit për ta përshpejtuar procesin e Shqipërisë drejt BE-së dhe do ta poziciononte veten si lider stabilokrat, ashtu si i duan përfaqësuesit perëndimorë liderët ballkanik. Me këtë gjest ai i merr dizgiinat në dorë pa iu kërkuar një gjë e tillë. Por ta futësh në zjarr Kosovën pa u koordinuar me askënd atje (pozitë apo opozitë), është egosite dhe destruktive në çdo aspekt. Përpos nëse ka koordinim, por atëherë me kë dhe çfarë koordinimi është ky që ushtron presion mbi pozicionin e Kosovës, bashkë të pozitës e opozitës, e që kjo e fundit ende nuk e dinë çfarë qasje mban, përveç defileve me maica amerikane.

Ose ne krejt jemi në ëndërr dhe vetëm ai e kupton çfarë po ndodhë dhe ka zgjidhje magjike ose ai ka hec dhe merr këshilla nga njërëz të gabuar… Mua më duket kjo e dyta.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.