Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Shqiptarët dhe problemi vëllazëror në lindje

Shqiptarët dhe problemi vëllazëror në lindje
Taulant Salihi

Në reagim të lajmit: Rama: Bullgaria e bllokon Maqedoninë për interesa të veta

Me kështu komente t’lodhta vetëm krijohen armiq pa nevojë për shkaqe justifikimesh dhe konsumim të brendshëm politik, diçka ngjajshëm për atë çka e fajëson Bullgarinë. Kjo përzierje nuk ka efekt nëse e paramendon si shtypje për Bullgarinë për të zhbllokuar edhe Shqipërinë si palë e dëmit kolateral. Një koment të ngjashëm dhe të panevojshëm bëri edhe Vjosa Osmani në një vizitë këtu para disa muajsh.

A nuk ka kush e informon Ramën për punën e ‘Komisionit historik’ dhe realitetin e problemeve politike dhe identitare të dy popujve fqinj me histori dhe gjenezë të përbashkët?! Rishikimi i historisë (përfshirë tekstet shkolllore që deri sot janë ofenduese për ne, por edhe për bullgarët) jo vetëm që do të ofrojë mundësi për revizion të shovinizmit historik të mbetur nga jugomaqedonizmi klasik, por do të mundësojë përfshirjen e historisë së etnisë së dytë shumicë dhe etnive tjera të vogla në krijimin e historisë së re dhe të saktë të shtetit të përbashkët multietnik.

Rama sigurisht nuk e ka këtë gajle dhe vizion për ne, por interesi shqiptar i menjëherëshëm në MV është revizioni thelbësor identitar i shtetit. Njejtë edhe Bujar Osmani nuk ka nevojë të bëhet mburojë e jugomaqedonizmit shoven e të ju dëshmohet për burrështetas këtij koncepti shtetëror, përkundrazi, ai duhet të kontribuojë për kompromis jo vetëm për hir të proceseve integruese dhe Bullgarisë, por për vetë etninë që në fund të fundit e përfaqëson dhe nga cila mundësohet të jetë aty.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.