Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Promo hapësirë alternative për krijuesit lokal

Promo hapësirë alternative për krijuesit lokal
Taulant Salihi

Përherë kam besuar se kreativiteti, por edhe arti, duhet të ketë qasje të pakushtëzuar për sa i përket statusit shoqëror, si dhe të lirohet prej demonizimit të elitarizmit dhe formave konvencionale të përfaqësimit dhe solemnitetit. Për këtë shkak, jam i lumtur të prezantoj hapësirën e re alternative për ekspozimin e veprave kreative dhe artistike në një vend publik në Tetovë.

Në bashkëpunim me interior stduion LD Studio, të cilët sapo kanë përfunduar ridizajnimin e Chill Out lounge-it në Tetovë, vendosëm ekspozimin e veprave të para në hapësirën të cilën e përgëzuam si EKSPOhapsira alternative.

Pasi që jam krijuesi i parë që ekspozon në këtë hapësirë, në përzgjedhjen time, vendosa që të bëj një kombinim karakteresh të punimeve, të cilat paraqesin grafika digjitale, por me vija dhe tema

të ndryshme, ku njëra pjesë e hapësirës ju nda punimeve ilustrative, që do t’i quaja me Pop Art karakter, ndërsa tjetra është një pjesë e studimit mbi Frekuncat Simmetrike, e mveshur si pjesa më artistike e shfaqjes.

Shpresoj që më shumë lokale, po edhe hapësira publike të aplikojnë këto dhe forma të ngjashme për eskpozim të krijimtarive kreative dhe artistike, praktikë që mungon në sasi të duhur në qytetin tonë dhe në përgjithësi në Ballkan. Të gjithë jemi të lodhur nga ekspozitat ortodokse të xhusave, bademave, venave dhe fjalimeve. Të çojmë përfaqësimin kreativ në shkallën tjetër edhe në qytetin tonë.

Të kujtoj se përveç punimeve të arteve pamore, hapësira mund të shfrytëzohet edhe për instalacione dhe skulptura në bazë të kushteve hapësinore të lokalit.

Të drejtën e menaxhimit të ekspozimeve të ardhshme e mbajnë LD Studio dhe kreativët e interesuar mund t’i kontaktojnë në këtë email adresë: ldstudio.te@gmail.com

10822467_10202360459007555_1348360860_n 10819000_10202360465447716_666426871_n 10822406_10202360462087632_2093928310_n10845932_10152423144641671_5364649588421570933_n 10811695_10202955345582972_824071911_n



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.