Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Postmoderna në film dhe epoka e re – The Limits Of Control, Jim Jarmusch

Taulant Salihi

Duke u përputh me ditëlindjen e regjisorit Jim Jarmusch (62), dua të ndajë përshtypjet e mia në lidhje me një ndër filmat me artistik të viteve të fundit The Limits of Control, si dhe të ndërlidhi atë me periudhat artistike dhe kulturore të shoqërive.

Kam shtuar video ku ai flet për filmin dhe isha i lumtur të shoh se shumë nga përshtypjet e mia mbi këtë film përputhen me qëllimet e tij paraprake, ku ai gjithashtu sqaron hapat dhe mënyrën e prodhimit të filmit, si dhe flet për shijet personale artistike.

Nuk është se e çmoj tej mase artin postmodern, dhe kjo jo nga slimitsof2hkaku i mendimit të përgjithshëm mediokër se është i tepruar dhe i pakuptimtë (në fakt është e kundërta, i mbushur me kuptime dhe zbrazëtina materiale), por nga fakti që konsideroj të jem vetë nga fëmijët e shekullit të ri të cilët zbulimet dhe shpirtin postmodern vetëm se i kanë të kapërcyera dhe bartura para lindjes.

Shpirti i kësaj periudhe dhe i këtij stili nuk kanë më shumë rëndësi apo domethënie se ato që përçojnë nga ideja konceptuale. Në përgjithësi, arti postmodern koncentrohet në individin, në brendësinë dhe kompleksitetet e tij, por një pjesë apo fundi dhe kremi i tij si në çdo përfundim të çdo periudhe mundohet të drejtoj këtë stil drejtë atij të ardhëshmit, duke i dhënë udhëzime bazike. Kjo është pjesë që më pëlqen, ndërsa ky film e përfshinë shumë qartë, me elegancë dhe lehtë për ta përtypur.

Në anën mediatike (në përzgjedhjen e mediumit), në atë se si manifestohet, ai është i ndryshëm por mbetet e pranishme ideja dhe ndjenja e ngadalësimit të kohës dhe hyrja në dimensionin e ri, qoftë nëpërmjet ideve sureale, abstrakte, apo vetëm ato të pazakonta.

 

Screen-shot-2014-05-04-at-11.46.52-1024x640

The Limits Of Control është një ndër prodhimet e rralla filmike që në vete përmban atë që do të mund ta quanim art postmodern por edhe vetëm art në film. Dhe te kjo hynë, skenari, produksioni me këndet e xhirimit, në veçanti arti pamor dhe arkitektura e theksuar në të, si dhe përzgjedhja e pjesëve muzikale dhe dialogët që në të shumtën e rasteve janë monologë me bashkëbisedues, te të cilat e shoh atë që e emërtova si ‘kremi i postmodernizmit’, ku nëpërmjet kuptimeve filozofike të tyre, ai jep udhërrëfime të qarta drejtë epokës së re.

 

Me epokën e re nënkuptoj religjionin pa banalitetin e formalizmit të tij, artin pa kategorizimin e tij, shkencën pa cinizëm dhe korrektësinë politike natyrale pa neoliberalizmin në të.

Për gjatë filmit, shpalosen thënie të rëndësishme, ku nëpërmjet tyre, regjisori ndanë botëkuptimet e tij në lidhje me jetën, filmin, muzikën, artin, kategorizimet shoqërore, ndërsa fjalimet apo monologët janë sekuenca tepër poetike, për mos të lënë shenjë.

Filmi drejton shikuesin në karakterin global të kohës, ku përjashtohen çfarëdo forme racizmi dhe shovinizmi intelektual, ndërsa thekson ndërlidhshmërinë e patjetërsueshme ndërmjet njerëzve në botën e re. Këtë e bën nëpërmjet përzgjedhjes muzikore të marrë nga artistë të ndryshëm, vendin e xhirimeve ku theksohet arkitektura e shumëllojshme, gjuhët dhe filozofitë e ndryshme që shpalosen përgjatë filmit, si dhe përzgjedhjen e veprave artistike.

Veprat artistike, në veçanti ato postmoderne kanë të përbashkët formulën e cila paraqet paralele nga shkenca, ku domethënien e jep individi, në këtë rast publiku, por në realitet është thjeshtë si një formulë matematikore të cilën çdo kush e përjeton me të veten. Këtë e pohon edhe vetë regjisori në videon më lartë.

Për në fund, një nga meloditë hyrëse në film: Boris & Kurihara – Fuzzy reactor

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.