Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

POEZI PA FUND: Lamtumira e Hodorovskit

Taulant Salihi

Përzierje lirike e teatrit, perfomancës artistike dhe poezisë. Ky ësthë filmi i fundit nga Alehandro Hodorvski, i cili ndërlidhet si vazhdimësi e filmit paraprak Vallëzimi i Realiteti, e që jep mesazhin lamtumirës në forma të ndryshme.

POEZI PA FUND (POESIA SIN FIN) është film autobiografik që në vete përmban simbolizmat tipike të Hodorvskit, i mbushur me skenografi dhe akte teatrale, që do t’i definoja edhe si kinematografi poetike, duke i shtuar kësaj edhe lirinë dhe natyrshmërinë e aktrimit.

Një tjetër krijim i tij surrealist i stërmbushur me simbole figurative, kuptimësi sublime për jetën, artin, seksualitetin, krijimtarinë dhe hyjnoren. Lundrim në individualitetin dhe të vërtetën e brendshme dhe atë kozmike.

Fakt interesant, se kësaj radhe rolin e tij e luan djali tjetër i tij – Adanowsky, krahas rolit të babait që luhet nga djali i madh edhe në filmin paraprak ‘Vallëzimi i Realitetit’ (që për përvojën e plotë ju sugjeroj ta shihni të parën). Shihet qartë liria dhe rishpikja e karaktereve që bën Adanowsky në rolin e atit të vet, prekje që ndoshta burimin e ka te filozofia humaniste dhe libertariane e Hodorovskit për rendësinë e aktorit në film.

Taro mjeshtri edhe një herë dëshmon besimin e tij thelbësor që kinematografia duhet të jetë medium për shërim, ilaç dhe jo infeksion për publikun, ndërsa pastërtia shpirtërore që përçohet në të reflekton jetën e një njeriu të përmbushur dhe të vetërealizuar.

Mbasi edhe mosha (88 vjeçare) sygjeron këte, edhe pse ai vazhdon të pasqyrojë qasjen optimiste si gjithmonë me vullnetin për të krijuar dhe shijuar jetën në të plotën e saj, ky produksion gjithsesi paraqet lamtumirën e tij.

poesia-sin-fin2

endless_poetry2_h_2016

danza-y-pintura-banch



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.