Plastikman rikthehet me EX
Richie Hawtin në rolin e Plastikman lanson albumin EX, i pari pas më shumë se një dekadë, në mënyrë modeste në kanalin e tij në Youtube të shoqëruar me vizualizime të ndërlidhura.
Përshtypjet e para më kthyen tek acid tingujt e Artifakts (posaçërisht në pjesën e fundit të albumit) e kombinuar me tinguj në përgjithësi te ri “pikselatik” (Kraftwerk kompjuter tone) ndërsa sinti-valët e DE9-shës e bëjnë hyrjen. Kam përshtypjen se Plastikman, siç ka theksuar edhe vet, na kthen në të kaluarën (nga e prapa në albumet e tij të mëparshme) me të rejat e “të ardhmes së paqartë” e paraqitur me rryma më progressive dhe të reja për të.
Por vula e tij e balansit mbetet. Si çdo herë ai nuk zhgënjen në arritjen e baraspeshës energjetike dhe asnjëherë nuk derdhet (*Minuta 43:00). Nëse ju nevojitet guru për emocione stabile, çe ku është AudioShamani!
Thyerje në stil paraqet edhe zgjidhja grafike e punimit të koverit dhe rifreskimi i brendit, këtë herë me temë digjitale nëprëmjet të gjelbërtave fluroshente dhe rimodelimi i maskotës së famshme të paraqitur në modën e pikselave.
Komenti i tij për projektin thotë:
“EX is an Excursion into the past Exploring the uncertainty of the future, EXpanding and EXtending the immersive atmospheres of my Plastikman project.”
– Richie Hawtin aka Plastikman
Edhe pse prej 2008 nuk e kam ndjekur shumë, kjo është dhuratë e bukur që plotëson profesinë se prej tash hyjmë në KOHËN TONË!
Ju sugjeroj që para se të shtoni ndonjë koment në Youtube apo në ndonjë kanal zyrtar dhe të shprehni publikisht shijet dhe njohuritë, sigurohuni të keni dëgjuar komplet albumin si dhe produksionet e mëparshme të tij dhe të keni filtruar perceptimet, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm në rolet e shumëfishta që ka, si DJ, producent dhe artist multidiciplinar.
Traklista:
- EXposed
- EXtend
- EXpand
- EXtrude
- EXplore
- EXpire
- EXhale
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.