Murale në Teheran nga Mehdi Ghadyanloo
Një lajm ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë në mediat publike nga Irani. Nuk bëhet fjalë për reaktorët nuklear apo për Ahmadinexhad-in, por për muralet nga artisti iranian Mehdi Ghadyanloo në ndërtesa të ndryshme në Teheran.
Në këndvështrimin tim edhe pse ky lloj arti bie në rangun e arteve të lira, në përgjithësi arti i kultivuar në këto hapsira përjetohet si më i shëndoshë në krahasim me atë që kultivohet në botën kushtimisht ”Perendimore”, ku nuk ka ngelur asnjë ”tabu shoqërore” pa e prekur dhe për këtë shkak arti ndodhet në ngërç vlerash, ngase kreativët nuk mund të kuptojnë se arti nuk është vetëm kritik apo formë rebelimi. Në të vërtet arti është më shumë medium i vlerave kapitale(shpirtërores).
Në vazdhim i keni të vendosura disa nga punimet e realizuara në të cilat dallohet çeltësia, perspektiva dhe loja e elementeve përbërëse në to.
Fotografitë e marura nga WEWASTIME.
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.