Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Luftë e dyfishtë

Luftë e dyfishtë
Taulant Salihi

Ajo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk është rast i izoluar në botë. Kymlicka (1995) e njeh këtë situatë dhe tërheq vërejtjen për marrëdhëniet e grupeve në shoqëri multikulturore/etnike, dhe si kjo ndikon në të drejtat individuale brenda grupeve etnike/kulturore të cilat luftojnë për barazi në përfaqësim.

Në këto raste, për hir të përfaqësimit të drejtë grupor në marrëdhëniet ndërgrupore (në rastin tonë ndëretnike), sakrifikohen të drejtat individuale në marrëdhëniet brenda grupit (intragroup relations) etnik. Kështu, kemi pushtet brenda grupit që okupon/uzurpon çdo pozitë vendimarrëse dhe fuqie në institucionet publike në sajë të përfaqësimi gjithë-grupor e me këtë shkatërron mundësitë për zhvillimin kualitativ dhe të drejtë të grupit etnik.

Në popull ky fenomen folet në formën se ne kemi luftë të dyfishtë, të luftojmë kundër diskriminimit institucional dhe kulturor të praktikuar afër një shekulli, e në të njejtën kohë të luftojmë abuzimet në emër të kësaj lufte brenda grupit.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.