Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 02/04/2025

Scroll to top

KTHEHU LART

Jena pak, po jena t'mdhej! - altereffekt.

Jena pak, po jena t’mdhej!
Taulant Salihi

Për protestën në Tetovë e thirrur nga Iniciativa Zero!

Në pamundësi fizike për të qenë aty, ndjehem krenar me protestën e organizuar dje nga aktivistët e rinj të cilës iu bashkëngjitën qytetarë të dinjitetshem dhe të lirë që kanë vetëdije dhe guxim për ta kapërcyer kushtëzimin edhe përkundër situatës së rëndë dhe skajshmërisht të polarizuar politike. Ka një mbishkrim në Prishtinë që thotë: “Jena pak, po jena t’mdhej!”

Fatkeqësisht ekzistenca shqiptare në këtë shtet-administrativ kalon përmes qendrës së kontrolluar nga sllavortodoksia filojugosllave dhe kjo shihet edhe në nivelin e vetëdijes qytetare për të kërkuar të drejtën e vet. Bëni dallimin e numrit të protestuesve në Shkup dhe gjitha protestat për rastet paraprake tragjike që në përgjithësi preknin shqiptarët dhe këtë pjesë të shtetit. Arsyet mund të jenë të shumta (të qenurit kryeqytet), por fillimisht vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i çështjes dhe rolit të kombit shqiptar në shtetin që lufton të mos bëhet multietnik (që nënkupton shtet të shumëgjuhësisë). Ne nuk gëzojmë vetëvendosje dhe as nuk e kemi krijuar atë si nevojë, sepse nuk e vlerësojmë dinjitetin dhe lirinë, po presim dikush tjetër të na sose punët edhe pse s’na pëlqen askush. Çdo iniciativë tentohet të nënçmohet dhe akuzohet (kështu ishte edhe me luftën kundër Jugohromit që na helmonte për vdekje pa dallime). Qofshin edhe kritika të sinqerta, si shembulli i asaj për parollat që duken si përshtatje të zbehta në shqip të thënieve me kuptim kulturor pan-jugosllavik (selo gori, a baba…), të rinjtë që ndjejnë nevojë të protestohet për padrejtësitë nuk janë fajtorë që gjeneratat paraprake nuk u kanë lënë model origjinal të vetëdijes politike e as ua kanë mundësuar hapësirën për të zhvilluar aktivizëm autonom pa u kushtëzuar nga trendet dhe diskurset e fqinjëve (që na kanë rra të jenë sllavë të jugut).

Pashë edhe raste ku “(ro)bota” partiakë, shumica nga garazhet e fejkprofilave, të cilët si gjithmonë, të hutuar nga organizimi i pavarur jopartiak, reagonin me tjetërsim të mesazheve si u konvenon apo shpifje tipike udbasherie, sepse për sektashat partiakë nuk mund të ekzistojë organizim ndryshe qytetar përveçse ai i sektave politike. “Kush i kontrollon kto, pse, t’kujt janë?!” Kjo i huton, ua bllokon trurin që është i djegur nga fantazma e udbasherisë kulturore dhe traumave të tribalizmit mesjetar, të cilat në mënyrën të vrazhdë ua akomodon vetëm koncepti turbofolk i partisë politike apo i dogmave. Unë s’e kuptoj si vazhdojnë të paguhen njerëz me para të qytetarëve për t’mbajtë fejk profila dhe fejk faqe fejsbuku për t’shpërnda’ propagandë t’lodhet, a punëtorëve higjenikë vazhdojnë të mos u paguhen rrogat edhe pse e prezantuar senzacionalisht kinse u rregullua kjo çështje në buxhetin e paraparë për këtë vit. Kjo është edhe me keq se “sociallnat për vota (ose për kokain)” nga administrata e kaluar, sepse kjo është vepër më e rëndë kriminale, që ka të bëjë me dezinformim, shpifje aktive dhe linçim me para të popullit, që në shoqëri të shëndoshë do të ishte e dënuar, e jo të shpërblehet me kontratë nga buxheti. Du t’u thom se kit Pollogi e dinë se t’kujt janë faqet ene fejk profilat, popullata ka njohuri digjitale t’majftueshme që ta dallojë. Analfabetat që s’e dallojnë janë me ju si-e-si, kështu që, të dashur transgjinorë digjitalë, mos i ipni zor! …sepse këtë kulturë shpifjesh (udbën e trurit) që të tmerron me 100 moralizma, duhet dhe do ta çrrënjosim për të bë një hap më tej drejt emancipimit, drejtësisë dhe lirisë!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.