Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Të drejta ekskluzive për shqiptarët indigjenë!

Të drejta ekskluzive për shqiptarët indigjenë!
Taulant Salihi

Nuk relativizohet ekskluziviteti i të drejtave të shqiptarëve me ato të boshnjakëve, serbëve, turqve apo romëve, as bile me ato të nocionit maqedonas.

Shqiptarët në përgjithësi, padyshim janë populli më indigjen (autokton) në Maqedoni. Dyndjet brenda territorit të shqiptarëve në Maqedoni dhe ish-Jugosllavi janë me prapavijë përgjithësisht ekonomike dhe sociale, dhe asnjëherë rezultat i ndonjë politike të organizuar, apo shtetërore, sepse as që ka ekzistuar mundësia objektive për këtë gjë. Në opsionin më ekstrem, ajo mund të ketë qenë ideologjike në numër të vogël, ndërsa numri i të gjithë llojeve të dyndjeve të pakoordinuara të vonshme, në përgjithësi të ardhur nga Kosova, është jo më shumë se disa mijëra, patjetër duke qenë brenda-shqiptarë dhe jo në territore me shumicë sllave.

Në anën tjetër, lëvizjet e popullatës sllavëfolese, në përgjithësi janë produkt i politikave shtetërore kolonialiste për gjatë gjithë shekullit 20, por edhe më parë. Ashtu një pjesë vijnë nga politikat kolonialiste të SKS-së, tjerat nga mbetjet kolonialiste bullgare, dhe të fundit nga rilokimi i refugjatëve dhe të dëbuarve sllavë nga Greqia nëpër territoret e pjesëve shqiptare të Maqedonisë, duke i shtuar kësaj periudhën e Jugosllavisë dhe migrimit masiv të shqiptarëve përgjatë disa dekadave.

Për këtë arsye, shqiptarët jo vetëm meritojnë të drejtat e natyrshme që ju takojnë (si kjo e gjuhës), por ato meritojnë të drejta ekskluzive si populli më autokton në këtë shtet, trajtim nderi dhe ekskluzivitet për tokën siç po bëhet me fiset indiane në SHBA.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.