Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 12/04/2025

Scroll to top

KTHEHU LART

Huti identitare në përfaqësim - altereffekt.

Huti identitare në përfaqësim
Taulant Salihi

Me rastin e manifestimit të njëvjetorit të veprimtarisë së Saubermacher-it në qytetin e Tetovës, ku pos kryetarit të komunës në detyrë, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë nga rradhët e VLEN-it.

“Austriako-Maqedonas!” – Çfarë përfaqësimi! Jam i bindur se këto njerëz, njëjtë si 90% e popullatës, nuk kanë gajle për këto detale apo edhe as nuk i vërejnë e lé më t’i kuptojnë. Në këtë manifestim në rradhitjen e gjuheve kinse kanë bërë një veprim dinjitoz, në kuadër të komunës kryesore shqiptare në shtet, por trajtimin dytësor e pranojnë si të mirëqenë. Falla i kaj vas!

Po majr’ be, nji luftë e lodhët diplomatike u bë për këto punë me Greqinë që kur të përdoret ky term të nënkuptojë etnikumin “maqedonas” dhe përfaqësuesit e lavdëruan si fitore që ky term tash ka kuptim etnik.
Këta në organizim të kësaj ndodhie, duhet ose të jenë aq të painformuar ose mos ta kenë gajle saqë edhe e përdorin haptazi, njëjtë si partnerët e djathtë të koalicionit të tyre (vmro), për të cilët kjo ka kuptim për shtet ekskluziv etnik (shtet-komb) vetëm të maqedonasve ku mikropushtetarët janë në nivel pakicash si në Mal të Zi apo Luginë. Apo ruhen mos i hidhërojnë partnerët nëse do kishin përdorur terminologji “veriore” (shtetërore), ashtu siç do duhej.

Të mos hyjmë në temat tjera se si u bë që ky territor të emerohet pa konsensusin e të gjithëve, me emra të regjioneve të huaja (helenike) dhe për ideologji të huaja (bullgaro vs jugosllave), këtyre injorantëve “tanë”, pa kurrfarë baze dhe edukate identitare, përdorimi i kësaj terminologjie as nuk u bën dallim as e kuptojnë dallimin. Njejtë si ai ministri tjetër që në përfaqësimin e shtetit përdor fjalime të gatshme ku thot “we are determined as a nation”. What nation Orhane?! E nëse e kuptojnë dhe nuk reagojnë atëherë janë vet tmerri i nëpërkëmbjes.

Për ta thënë të thjeshtëzuar edhe një herë, në këtë shtet, sfida e shqiptarëve dhe etnive tjera joshumicë dhe që nuk përfitojmë nga mikropushtetet, është që karakteri i shtetit të jetë vërtet multietnik (përkundër insistimit të së djathtës sllavofone) dhe kjo duhet të reflektohet që nga qëndrimet ideologjike deri te veprimet dhe detalet e përditshme si kjo sot.

Fotografitë më poshtë janë marrë nga postimet në rrjetet sociale të profileve publike të Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit. Postimi i Izet Mexhitit referon edhe me shkrim Forumin Mjedisor Austriako-Maqedonas, ndërsa postimi i Kasamit tinëzisht mundohet të mos e shkruaj si të tillë, si dhe duke përzgjedhur qëllimshëm shkrepjet fotografike ku nuk shihet mirë mbishkrimi i prapavijës. Kjo le të kuptojmë që së paku ata janë të vetëdijshëm për këtë çështje delikate, por gjithësesi janë të pafuqishëm për ta ndryshuar apo për të reaguar, përkundrazi preferojnë komfortin e mikropushtetit. Nga fotografia e fundit shihet se në ndodhinë e para një jave, në manifestimin e Ditës së Komunës së Tetovës, panelet me përshkrimet në tre gjuhë, në anglisht i referoheshin Tetovës me Municipality Day of Tetovo, e adaptuar në anglisht me verzionin sllavik, Tetovo dhe jo Tetova.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.