Hundertwasser
Hundertwasser ishte artist Austriak i arteve moderne. Veprimtaria e tij përfshinte pikturën dhe arkitekturën dhe dallon shumë me stilin e tij.
Ai piktouronte kudo që ishte, në shtëpi, në natyrë, lokale, tren, aeroplan, kur shkonte nëpër shtepitë e shokëve… Ai nuk kishte studio, dhe nuk pikturonte në këmbalec piktori, por e merte një fletë të thjeshtë dhe pikturonte kudo që ndodhej.
Kur ai nisej në rrugë, ndodhte që të paloste ca letra nga ana e dukshme, pikturë vetëm në pjesën e dukshme të punës së tij . Gjithashtu edhe i merte pikturat e tij me vete dhe i lente ne vendin e tij te banimit dhe e vazhdonte punen sapo që kthehej.
Hundertwasser shumë ngjyra i bëri vet, ai pikturonte me ngjyra uji, në vajë dhe me vezë tempera, me llaqe të shëndritshme… Ai përdor ngjyra te ndryshme në një vepër dhe i radhit njëra pas tjetrës dhe ashtu ata kontrastohen jo vetëm me ngjyra por edhe me teksturë.
Ai eksperimentoi me shumë teknika e shpiku të reja, dhe përdori lloje të ndryshme të letrës duke favorizuar letrat për ambalazhim, duke i montuar nëpër vende të ndryshme. Gjithashtu edhe pikturonte në materiale të ndryshme siç është në drrasë tek 816 switch board, apo në copa të kompensantë siç tregohet në punimin 904 Wood Pellestrina.
Video:
104 CATHEDRAL I
630 YELLOW HOUSES – IT HURTS TO WAIT WITH LOVE IF LOVE IS SOMEWHERE ELSE
557 HOUSES IN THE SNOW IN A SILVER SHOWER
816 SWITCH BOARD |
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.