Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Hulumtime Kreativiteti: Hartografi e trurit të jazz muzikantëve

Arta Rexhepi

Keni menduar ndonjëherë se ç'ndodh brenda kokave të jazz muzikantëve  kur fillojnë të humbin veten brenda muzikës që improvizojnë?

Një ekip hetuesish që studjojnë procesin e kreativitetit kanë gjetur një përgjigje parciale për këtë pyetje. Duke përdorur një grup jazz muzikantëve të trajnuar të cilët kishin durim të ushtrojnë brenda një MRI makine, studjuesit hetuan se çfarë ndodh brenda trurit të artistëve gjatë improvizimit.

Ndoshta s’do befasoheni me faktin se, rezulton që zona të mëdha të trurit përgjegjëse për monitorimin e sjelljes janë të çkyqura, ndërsa një regjion tjetër përgjegjës për organizmin e mendimeve të “vetë-inicuara” është më se aktiv.

Nga muzikantët u kërkua të qëndrojnë shtrirë në shpinë në MRI makinat, me një tastierë në prehër, e cila dukej në një pasqyrë lartë mbi to.

Atyre i’u dhanë disa detyra, duke përfshirë improvizime në shkallën C, luajtje të ndonjë melodie të cilën e mbanin mend dhe improvizime me një jazz kuartet të xhiruar të cilën e dëgjonin  me kufjeNë të dyja detyrat e improvizuara, pa marrë parasysh sa të thjeshta ose komplekse ishin, pjesë të mëdha të korteksit prefrontal (përkatësisht korteksi prefrontal dorsolateral) “çkyqeshin” pothuajse plotësisht.

Hetuesit thonë se kjo zonë e trurit është përgjegjëse për monitorimin e performancave të njeruit dhe mund të lidhet me vetë ndalimet (frenimet)
Nga ana tjetërm, korteksi medial prefrontal- për të cilën hetuesit thonë se aktivizohet kur një person përshkruan një ngjarjë nga a kaluara, ose kur tregon ndonjë ndodhi- ishte shumë aktiv. Ato thonë se kjo formë s’është diçka e pazakontë, por se gjithashtu është e lidhur me stadet e ëndrrave.
Zonat e trurit të lidhura me aktivitetin ndijor, duke përfshirë ato lidhur me prekje, dëgjim dhe vizion, gjithashtu ishin shumë aktive gjatë detyrave me improvizim, edhe pse kishte një dallim të vogël në atë se çfarë në fakt shihnin, ndjenin dhe dëgjonin muzikantët gjatë këtyre momenteve në krahasim me detyrat rutinë (pa improvizim).
Hetuesit thone se ky model i trurit ka gjasa të përsëritet edhe në aktivitete kreative dhe se format e para mund të jenë indikatorë të mendimeve kreative të cilat vështirë identifikohen

 

.

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.