Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Hoteli i Benksit përkrah ‘murit ndarës’ në Bethlehem

Hoteli i Benksit përkrah ‘murit ndarës’ në Bethlehem
Taulant Salihi

Grafiti artisti dhe aktivisti politik anonim, Banksy ka hapur hotelin konceptual në qytetin e Bethlehemit, në Bregun Perëndimor (Palestinë) përkrah murit ndarës që rrethon qytetin nga të gjitha anët, i kontrolluar nga forcat izraelite, të cilët atë e shohin si masë sigurie.

Ai atë e ka titulluar si THE WALLED OFF HOTEL, duke i shtuar titullin si hoteli me pamjen më të keqe në botë, përball të cilit gjendet muri ndarës. Hapja e tij mu këtë vit, rastësisht ndërlidhet me njëqind vjetorin që kur Britania morri nën kontroll Palestinën, simbolike për nisjen e trazirave.

Sir Elton John ishte mysafir nderi në mbrëmjen e hapjes duke ekzekutuar virtualisht pianon, e cila në vete mban xhirime origjinale nga 3D i Massive Attack, Trent Reznor and Atticus Ross, Flea, Hans Zimmer, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=KcuBhBAg6rk

Banksi njihet si politikisht aktiv, në veçanti mbi çështjen e okupimit izraelitPalestinë. Ai është futur para tre vitesh ilegalisht në Gaza ku ka ekzekutuar disa grafite, e më pas ka publikuar këtë inçizim:

Çështja palestineze në dekadën e fundit ka pa një promocion të jashtëzakonshëm global, posaçërisht ndër qarqet liberale dhe majtiste. Ndër sukseset e shumta ka qenë edhe kampanja për bojkot (BDS), si dhe inkuadrimi i shumë artistëve botërore në gjykimin ndaj okupimit izraelit në territoret administrative palestineze. Mirëpo me krizat e fundit dhe në veçanti të asaj në Siri, kjo masë kritike pësoj sulme thelbësore, ku u demaskuan shumë aktivistë të tipit të Max Bumental, të cilët zgjedhin rezistencën dhe daljen në krah të shtypurve vetëm kur bëhet fjalë për agresionet e SHBA-ve dhe Izraelit, por arsyetojnë krimet e Bashar Al-Assadit, Rusisë e Iranit në Siri nën pretekstin anti-imperialist. Këto qëndrime humbin argumentimin për vuajtjet e palestinezëve duke mohuar vuajtjet tjera ku shtypësit janë tjerë. Shpresoj që Banksi të mos jetë i kësaj rryme, por në krahun e të shtypurve kudo në botë dhe jo ekskluzivisht vetëm ku shtypësit janë ‘imperialistët e zakonshëm kujdestarë’; duke përfshirë vuajtjet e popullit sirian, houthive në Jemen, apo kudo tjetër në botë. Një insajt elegant mbi këtë dukuri u publikua në tetor të vitit të kaluar në Al Jazeera: Morality and hypocrisy over Palestine and Syria.

Krahas hotelit, funksionon edhe piano bari me temë kolonialiste i cili është i hapur për mysafir të jashtëm, bashkë me një mini-muze të kuruar në bashkëpunim me Dr. Gavin Grindon nga Essex University, si dhe galerinë e kuruar nga Dr. Housni Alkhateeb Shehada. Ndërsa atraksioni i vërtet janë dhomat e konceptuara nga Sami Musa, Dominique Petrin dhe vetë Banksy  — të dizajnuara për të përjetuar jetën brenda një punimi artistik.

Sipas të dhënave zyrtare ky investim është bë personalisht nga Banksy dhe nuk është i lidhur apo financuar nga asnjë palë apo grupim tjetër. Ai ka për qëllim të informoj vizitorët me realitetin e murit në Bregun Perëndimor dhe realitetet e apartheidit që përjetohen aty.

Hoteli zyrtarisht fillon me rezervime më 11 Mars, ndërsa si duket qëllimi është që të mbahet i hapur përgjatë gjithë vitit jubilar 2017.

Më poshtë janë disa pamje nga brendësia e hotelit.

JS122381222_AFP_banksy6-large_trans_NvBQzQNjv4BqZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

JS122380999_AP_Banksy-3-large_trans_NvBQzQNjv4BqZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

JS122381341_AP_banksy2-large_trans_NvBQzQNjv4BqZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

JS122381232_AP_Banksy-7-large_trans_NvBQzQNjv4BqZgEkZX3M936N5BQK4Va8RWtT0gK_6EfZT336f62EI5U

rooms_presidential_y_01

rooms_budget_05_z

rooms-scenic_new04



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.