Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Gjuha e diskriminimit

Gjuha e diskriminimit
Taulant Salihi

Kur gjuha bëhet mjet i ushqimit të privilegjit apo shtypjes ndaj një etnie/kulture tjetër, njohja/mësimi i saj nuk ka më vlerë në sensin e pasurisë gjuhësore, por e ka idiomën e “luajtjes së lojës së shtypësit”.

Te ne (te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut), kjo vlenë për gjuhën e shumicës sllavofone në MV (për hir të së vërtetës, ndarje dhe diskriminime gjuhësore ndodhin edhe përbrenda shoqerive të së njejtës etni; tendenca elitizimi nëpërmjet shprehjes/ligjerimit gjuhësor).

Pra, nuk luftohet shtypësi në lojën me rregullat që ka krijuar vetë ai; që i bie se nëse diskriminimi është gjuhësor, edhe lufta kundër diskriminimit duhet të jetë gjuhësore.

Në rastin tonë duhet të përdoret gjuhë e tretë (anglishtja si më e përshtatshmja për momentin) si mjet përafërimi dhe komunikimi; ndërsa zgjedhja për gjuhën e tjetrit të jetë zgjedhje personale dhe asesi detyrim, i cili në grupet e shtypura vazhdimisht prodhon forma vetëmohimi ku tjetërsohet kultura dhe gjuha, ndërsa kjo bile shihet si zhvillim dhe përparësi përbrenda grupit të shtypur.

Me llafe tjera “abe ki e çanë maqedonishten” (ose kur gjatë ndonjë rrëfimi disa fjalë i thonë në maqedonisht për të ia rritur vlerën tregimit) është e vërteta e mjerë e mendësisë të një mase të madhe te shqiptarët dhe te etnitë tjera minoritare dhe është produkt i drejtpërdrejtë i diksriminimit gjuhësor.

Gjuhët duhet të jenë pasuri, por në përvojat tona në Ballkan kanë qenë vetëm përçmim!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.