Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Frida

Frida
Arta Rexhepi

Frida Kahlo (Magdalena Carmen Frida Kahlo, Mexico, 6 Korik 1907), lindi në një familje Hungareze-Hebreje (babai) dhe Spanjole- Meksikane me prejardhje Indiane (nëna). Pas mbijetimit të Polyomielitit ajo fillon të studjoj për mjekësi në Meksiko City.

Në moshën 18 vjeçare bëhet viktimë e një aksidenti në tramvaj në të cilin mer lëndime serioze. Si pasojë e kësaj kalon më shumë se një vit e shtrirë me lëndimë të rënda në shpine, brinjë, me legen (pelvis) të thyer dhe me lëndime në shpatulla dhe këmbë. Gjatë gjithë jetës së saj, ka përjetuar më shumë se 30 operacione. Pikturat e saj, autoportet dhe pejsazhet janë qëllimisht naive dhe të mbushura me forma dhe ngjyra nga arti popullor Meksikan. Në moshën 22 vjeçare ajo martohet me Diego Rivera, një artist i famshëm Meksikan 20 vjet më i moshuar se ajo.

Lidhja e tyre e “stuhishme” mbijetoi tradhëtitë, presionet e karrierës, shkurorëzimin, rimartesën, dilemat bi-seksuale të Fridës, shëndetin  dhe paaftësinë e saj për të pasur fëmijë.
Në një nga shkrimet e saj (ditaret) Frida deklaron : “Kam pësuar dy aksidente të rënda në jetën time … njëri, ai në të cilin një tramvaj më rrëzoi poshtë dhe tjetri ishte Diego.” Aksidenti nga tramvaj e la atë të gjymtuar fizikisht ndërsa Rivera gjymtoi atë emocionalisht.

Frida ka krijuar më shumë se 200 piktura, vizatime dhe skica, lidhur me eksperiencat jetësore të saj, dhimbjet fizike dhe shpirtërore dhe lidhjen turbulente me Diegon. Ajo ka lënë pas vetes 143 vizatime, 55 nga të cilat janë auto-portrete. Në pyetjen pse ka pikturuar aq shumë autoportrete, Frida përgjigjet : ” sepse jamë shumë shpesh e vetmuar… sepse unë jamë subjekti të cilin e njoh më se miri”.
E pyetur se ç’do të bëjë më trupin e saj pas vdekjes, Frida thotë: “Digjeni… s’dua të varrosem. Kam ndejtur e shtrirë shumë gjatë… thjeshtë, digjeni”


Një ditë pas vdekjes së saj, njërëz nga gjithë Meksiko u mblodhën në krematoriumin e sajë, për të dëshmuar djegjen e piktores më të madhe Meksikane. Gjatë kësaj ceremonie, dyert e krematoriumit papritur përplasen dhe trupi i sajë ngritet, me flokë të djegura të cilat shpërthejnë rreth kokës si aureolë. Në ditarin e saj shkruan ” Shpresoj që fundi të jetë i lumtur- dhe shpresoj të mos kthehem kurrë- Frida”

Diego dhe Unë (1949)


Pikturuar gjatë periudhës kur Diego Riviera (bashkëshorti i Fridës) kishtë një aferë me Maria Felix (aktore), lidhje kjo që provokoi shumë skandale publike. Edhe pse Frida publikisht bënte shaka për lidhjet e fshehta të Diegos, kjo pikturë paraqet emocionet e vërteta të saj. Në shikim të parë ajo duket sikur vështron e pashpresë me flokë të mbështjella rreth qafës që sugjeron se ndjehet e mbytur nga situata (në shumicën e pikturave e saj, flokët paraqesin mjetin më të cilin ajo shpreh vuajtjes emocionale). Obsesioni i Fridës me Diegon është simbolizuar me një bust të vogël të tij në ballin e saj duke paraqitur kështu atë si burimin kryesor të ankthit të pasqyruar në këtë portret.

Spitali Henry Ford 1932


Më 4 Korrik, 1932, Frida pëson abort në spitalin Henry Ford në Detroit. Në këtë vepër, ajo vizaton vetën të shtrirë në spital pas abortit. Ajo paraqet veten të zhveshur, të shtrirë në çarçaf të përgjakur ndërsa nga syri i saj i majtë vërrehet një pikë loti gjigand. Krevati duket sikur noton në një hapsirë abstrakte të rrethuar nga gjashtë imazhe të cilat simbolizojnë abortin. Të gjitha imazhet janë të lidhura me filamentin e gjakut të cilin mban në bark sikur të ishin kërthizë. Imazhi kryesor është një fetus mashkull, Dieguito i vogël. Orkidea paraqet dhuratë nga Diego. busti rozë femërorë paraqet “idenë e të spjeguarit të brëndësisë së gruas”. Kërmilli aludon në abortin e ngalashëm. Makina-thotë ajo- “paraqet procesin mekanik të këtij procesi”. Së fundmi, në skajin e djathtë, poshtë, paraqeitet pelvisi i saj i thyer, që i pamunësonte  të lind fëmijë.

Fustani im është varur atje
1933


Kjo pikturë buron nga konflikti i Fridës me Diegon për kthimin në Meksiko pas më shume se 3 viteve qëndrimi në Amerikë. Ky kolazh paraqet portretin ironik të kapitalizmit sipërfaqësorë Amerikan. Mbushur me simbole të një shoqërie industriale, moderne Amerikane, paraqet prishjen e rendit social dhe shkatërrimin e vlerave fundamentale njërëzore.
Në vend të vetes së saj, në vizatim Frida paraqet fustanin Tehuan të saj, i cili qëndron i varur vet në mes të një kaosi në parapavijë, me anë të cilit sugjeron ” ndodhem në Amerikë, por, vetëm fustani im është varur atje… jeta ime është ne Meksiko”

Rrënjët
1943


Në këtë auto-portret, Frida i rikthehet temës së natyrës. Ajo ndërthur veten me një bimë, duke u bërë kështu pjesë e tokës. ëndrra e një gruaje pa fëmijë paraqitet në bustin e saj të hapur si dritare nga i cili lind një bimë. Përreth bimës rrjedh gjaku i Fridës i cili kalon përtej saj për të ushqyer tokën, duke paraqitur kështu veten si “druri i jetës”.

Dy Fridat
1939


Në anën e djathtë, pjesa e saj e respektuar dhe dashuruar nga Diego, paraqitet Frida Meksikane me kostum Tehuana. Në dorë mban portretin e Diegos. Në të majtë, një Frida më Evropiane, paraqitet me një fustan dasme Viktorian, Frida të cilën Diego kishte braktisur. Zemrat e të dy grave janë të ekspozuara, mjet ky me të cilin ajo shpesh paraqet dhimbjen e saj. Zemra e Fridës “pa dashuri” është e thyer ndërsa e Fridës tjetër, e plotë. Nga nuska e Diegos qe mban në dorë shpërthen një venë e cila udhëton rreth të dy zemrave dhe në fund paraqitet e prerë nga pincetat në prehërin e Fridës së braktisur. Frida mundohet të ndalojë gjakun që rrjedh nga Diego, por nuk mundet, dhe kështu është në rrezik jete. Qielli i mbushur me ret të stuhishmemund të reflektojë trazira të brendshme Frida-s e cila, duke mbajtur dorën e saj (vetvetes) është shoqja e saj vetme.
Dreri i Plagosur
1946


Në këtë vizatim të një dreri të ri të shpuar nga shigjeta, Frida paraqet dëshpërimin pas operacionit të saj në shpinë, në New York më 1
Shpuar nga shigjetat dhe i përgjakur, dreri vështron shikuesin nga një pyll. Edhe pse i stuhishëm në shikim të parë, në largësi qielli paraqitet si ndezur, sikur jep shpresë. Një nga kuptimet e fjalës “Carma” të paraqitur në pikturë është “fat”. Frida sërish (si në shumicën e pikturave) paraqet veten me pamundësinë për ti ikur fatit të saj.
çfarë më dha Uji
1938


Ndryshe nga shumë piktura tjera të Fridës, ky vizatim nuk ka një fokus dominant qëndror. është një ilustrim simbolik i disa nga eventet e jetës së artistes, ku përmblidhen edhe shumë elemente të cilat do shfaqen në pikturat e ardshme të saj. Stili i pikturës është surrealist, edhe pse Frida nuk konsideronte veten si artiste surrealiste dhe në fakt, as nuk ishte e informuar për të (surealizmin) në kohën kur pikturoi këtë. Ajo çfarë Uji i dha asaj, ishin imazhe nga e kaluara dhe e tashmja, jeta dhe vdekja, humbja dhe ngushëllimi. Në mes të këtij vizioni është Frida, zhytur në imagjinatën e saj, duke gjakuar nga goja.
Frida vetë, përshkruan këtë pikturë si “imazh i kalimit të kohës… për kohën dhe lojërat e femijërisë në vaske dhe dhimbjen për atë se çfarë i ka ndodhur saj gjatë jetës”

Vepra të zgjedhura

http://www.fridakahlo.com/selected-artwork

Ditari

Ditari i Frida Kahlos paraqet një përmbledhje me ilustrime, poezi, dhe shkrime tjera të Fridës të shkruara gjatë 10 viteve, ku paraqiten mendimet dhe jeta intime dhe pikëpamjet politike të saj.

http://www.american-buddha.com/frida.diarytoc.htm

Dokumentar
http://www.youtube.com/watch?v=b5c7Sp9iy4A



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.