FOTONE NË QIELL TË HAPUR VLERSIMESH III / Remzi Salihu
NGA REMZI SALIHU
Pjesa e parë dhe e dytë të publikuara në ZemraShqiptare
Këta fluturues tekanjoz, me art të brishtë mbi eter të rënduar kulturor, e me batak mendor injorant, janë përplasur mbrapsht në kombinimin e shpejtë të ngjyrave dhe shijes së tyre të ngutshme në përzgjedhjen hibride në vend. Ata me forcën e tyre arrogante qëndisin rrjetën e errët të paditurisë dhe mbanë peng gjenin e përdalë nëpër qytetërimin e sotëm njerëzor. Nuanca e mjegulluar e artit të tyre kundërshtues, jo tërheqës politik për opinion, vardiset keq mbi shpatullat e lënduara të shoqërisë, e cila përpëlitet me vuajtje nëpër plagët e rënda të integrimit. Një popull që kërkon liri prej popullit të vet, nuk është as një farë populli. E keqja vepron nëpër të gjitha poret e jetës. Shikoni strukturat udhëheqëse gjatë këtij njëzetvjeçari të tranzicionit ballkanik! Individë pa ide dhe kulturë të mirëfilltë uzurpuan hapësira interesash. Toka dhe qytetari u duken pesë pare, gjegjësisht, si një zero e madhe nga distanca e krekosjes, që për leverditë e tyre private japin edhe kokën. Ata mynafik ta thithin gjakun dhe ta rrjepin lëkurën me antivlera, me kacafytje e grindje të një pas njëshme në arenë. E trasojnë këtë rrugë të larmishme të konfliktit dhe të keq bërjes, vetëm e vetëm për të krijuar imazhin e rrejshëm e të shumëzuar të ngjyrave të tyre politike në mëhallë, për dominim kulturor të fortë mbi të tjerët. Dhe kjo paradigmë dhune e padurueshme që tanimë një decenie manifestohet me muskuj të larmishëm veprimi, si kriter i këndshëm i forcës përfituese demokratike të shpejtë, për një grupim të caktuar njerëzish, me një vetëdije të sofistikuar mbrapsht, duke sjellë në lojë hijen artit të brishtë, pa ndonjë vlerë të madhe e të qëndrueshme nëpër suaza estetike të gjata kohore, që është duke na përmbytur me kiç dhe antivlera.
Atmosfera e rëndë e qeverisjes së dhunshme është kthyer në stalinizëm partiak. Fajtore është shtegu i politik bërjes, që nuk jep alternativë veprimi të dobishëm. Interesat partiake janë më të mëdha se interesi qytetarit. Prandaj sot te ne, vezullimi i ndryshimeve kulturore vonohet në hapësirë të mugët. Drita jeshile për tejkalim nga situata e keqe ka vonesë. Klasat politike të tanishme ç’integrojnë shoqërinë në Ballkan. Trurin më të kulluar të rinisë e largojnë nga gjiri i vet. Specialist dhe individ të ditur marrin rrugën e arratisë. Observimi i fenomeneve shoqërore të hidhura del ashiqare keq në arenë konflikti dhe vendi i mrekullueshëm ku jetojmë ne shqiptarët grushtohet dhe vritet nga prapështitë, Atdheu i dashur(me diell e truall të begatshëm, me dete e liqene, me kodra e lëndina të bukura, me xehe të shumta nëntokësore, që si kanë të tjerët) përmbytet nëpër dallgët e skamjes dhe të qeverisjes interne. Bën politikë të mbrapshtë të grupeve të caktuara klanore. Telashet e komplikuara na përsëriten përherë gjatë historisë, pikërisht nga këto dukuri shoqërore të këqija të shtet bërjes dhe nga varfëria e skajshme e qytetërimit. Pozicioni gjeostrategjik i pranisë sonë në këtë kontinent është i mrekullueshëm, por përmbytet dhe rihet vrazhdë nga e keqja e shumëzuar e politik bërjes globale. Perspektiva e rinisë cungohet nga ngërçi politik jo alternativ. Po të kishim strategji me njerëz të ditshëm, në vendin dhe kohën e duhur të veprimit, atëherë nuk do të ishin tatuazhuar në kokat tona këto probleme të shumta çintegrues që i kemi ne tani. Demokracia në Ballkan u manipulua keq, ajo u tërhoq zhvarë një decenie të gjatë nga individë të pa përgjegjshëm dhe saldoi në vete injorancën politike dhe kulturore mediokre. Shikoni individët që morën poste e detyra përgjegjësie për ta çuar përpara këtë shoqëri Ballkanike? Shikoni cilët njerëz janë pasuruar shpejt e shpejt? Sa gjuhë të huaja u dinë fëmijët e tyre? Nëpër cilat fakultete e kolegje të botës janë specializuar, për ta mbrojtur këtë pasuri të ardhur shpejtë e shpejtë. Ku do të vete mirëqenia e tyre e rrejshme? Gjermani i mençur thotë një shprehje: ‘’Wie gewonnen, so Zerronnen’’ (Si fitohet, ashtu shkatërrohet). Individi mund të mos ketë të drejtë për ndonjë kërkesë të mundshme të çështjeve shoqërore, por qytetari ka përherë të drejtë t’i ndryshojë gjërat rreth vetes, për mirëqenien e vet dhe perspektivën e të tjerëve në shoqëri. Por si mund të arrihet ky ndryshim radikal standard shoqëror? Kjo dhe shumë pyetje të tjera mund të jenë preokupime provokuese të përhershme të njeriut, qytetarit, që kërkon kthesa dhe ndryshime të mëdha sistemore. Pyetja sado ku do mund të na duket e lehtë, por zgjidhja e çështjes është pak sa e komplikuar. Është e komplikuar sepse duhet ndryshime mendore radikale. Por a mund ta bëjnë këtë veprim shqiptarët, unë po them se po, vetëm nëse u përmbahen kriterit njerëzor të devotshëm, të respektit për njëri tjetrin, kryesisht, duke respektua hierarkitë kulturore alternative dhe duke bërë gjithnjë mirë në jetë, gjegjësisht duke ndërtuar në shoqëri tolerancë dhe mirëkuptim për vlerat e mirëfillta. Suksesi i tjetrit të mos jetë pengesë mendore e xhelozisë shkatërruese të tij. Jam i bindur se gjendja e qytetarit do të ndryshojë vetëm në atë moment kur do të kemi unitet kulturor kolektiv, kur dëshira ime do ta kënaqë dëshirën e tjetrit, kur drita e vetëdijes së lartë të filtrohet mirë në pjatën e dëshirave të shumta, dhe nëse maksimumi i papunësisë së qytetarit, prej5%, do të bëhej alarm shqetësues për të gjithë ne, atëherë fotone të dobishme në qiell të hapur vlerësimesh do të kenë vlerën e vet ndriçuese. Ndryshime radikale do të kemi kur roga e punëtorit do të bëhej 100 Euro, më tepër se në Itali e Greqi, atëherë ne do të kemi Shqipëri, e shqiptar të bashkuar, se për ndryshe ky lloj arti jetese i vrazhdë dhe ndrydhur me egoizëm primitiv, në formë të izoluar me skamje, vetëm me bosa e hipokritë, që kanë uzurpuar poste e vende të pa merituara shoqërore, nuk bëhet Atdheu i imagjinuar.
Arti i të gjykuarit politik që ka në vete plot ngarkesa etike e estetike të pakuptimta, nuk sjell dobi shpresëdhënëse për kohën dhe njerëzimin. Ky art gjykimi është i pa përshtatshëm, kryesisht me reflekse të vrazhda mendimesh e idesh të ngatha diverziteti përballë veprimeve të agonisë statike dhe asaj dinamike njerëzore, të cilat sot në arenë kohe shpalojnë akrobacion debatesh të shumta kundërshtuese, për konfrontime e rrahje idesh në marrëdhëniet midis moralit dhe estetikës së ballafaquar me kriter politik të keq konvencional. Prandaj pas kësaj tendosje të rëndë njerëzore të kundërshtive të mëdha, pasojnë komente sharjesh të shumtat të pa kriterta. Me sulme e ofendime, pro dhe kundër vlerësimesh të dukurive, të dedikuara opinionit të njëanshëm, me pseudonim që të mos kuptohen asnjëherë në jetë. Sot, në këtë kohë virtuale kulturore nuk ka ndryshime, kërcime, të mëdha në art alternativ ndikues, dobiprurës, për tejkalimin e gjendjes ekzistuese materiale e politike në vend. Të mundësohet motivimi i produktivitetit që jep perspektivë të drejtë individit dhe kështu të ngjitur bindshëm nëpër shkallët e sukseset shumta, në arenë kohe të standardizuar me strategji, të marrin vlerësimin e merituar nga dijetarët. Me kujdes të mirëfilltë të vihet kriteri bazë për artin avangardë, stimulues dhe të dallohen veprat e vërteta të këtij nën qielli që na ushqenë me vështirësi. Të ndahet shapi nga sheqeri, të kërkohet stimulim i bindshëm nga njerëz të drejtë e të ditur për kapjen e të vërtetës artistike në mesin tonë. Të mos improvizohen fluturues të rrejshëm në qiell të hapur kulturor, që me flatra e tyre të brishta politike bëjnë vlerësimin e gjërave për rreth nesh në mëhallë.
Pëllumbi i parë kish marrë guximin e nisjes shtegtuese të pamerituar, të këtij lloji të keq fluturimi artistikë e politik në qiell të hapur, pa i kuptuar e dalluar gjërat mirë e mirë në Pension. Pa kriter e standard, nis fluturimin tij në aventurën e ngritjes permanente të përfitimit dhe nëpër lartësi shtegtimi kërkon imazhin e dukjes së vet. Me tatuazh mburrjesh të kurdisur me forcë egoiste në vete, për të mbërritur sa më thellë në sfondin e ndritur të uzurpimit qiellor. Prandaj nga ky fluturim i lakmuar, flatrat e brishta të tij plandosen rëndë mbi kureshtje e dëshira të mëdha personale e lokale. Të largëta ishin qëllimet e tij kërkuese për grabitje, të fluturimit të rrejshëm artistik mbi mjegullnaja të turbullta kërkesash, që janë të fshehura me stil të keq adaptimi nëpër zezonë të përhirtë kohe. Ai e përbeu qiellin nëpër sy e flatra, ku me dëshirë e ëndje lakmuese do të bënte rrethin e gjerë të rrotullimit akrobatik politik të përfitimit personal, të ngritjes së largët në kupën e thellë qiellore. Arratisja shtegtuese për të është një lëndinë e gjerë veprimi manipulues, ajo është largësi e ashpër antivlere, e hapur keq nëpër qiell sprovash të mëdha, të adaptuara shtrembët në turmë për dëshmi kohe dhe për ta shfrytëzuar rastin e dioptrisë dobiprurëse në largësi të shantazhuar. Synimet dhe lakmitë e tij kureshtare të veprimtarisë karrieriste nuk kanë interes të kufizuar. Ato veprime ngjiten larg e më lartë majave të oreksit të tij të pa ngopur e të pa kontrolluar për përfitim të përkohshëm kënaqësie estetike, për të mbërritur deri në kulmin snobist të krekosjes së rrejshme me dëshirat e veta imponuese në opinion. E gjithë kjo, vjen nga nevoja e rastit të mundshëm për privilegj në shoqëri, të kurdisur në karakter karrierash të krisura nëpër krahneza kërcënuese të kthinave të kryesuara keq nga klanet, bashkë me shtirjet e tij të zbehta e të imponuara rrejshëm nëpër shkencën lokale të Pensionit. Pa menduar apriori për kundërshtitë e çasteve befasuese, që mund të ndeshej individi gjatë rrugëtimit nëpër qiell të hapur vlerësimesh të shumta, gjegjësisht për përjetimin e pa pritur të rënies së vet nëpër humnera zhgënjyese të rrethanave të pa pritura që sjell koha dhe jeta.
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.