Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

EZLN fton Julian Assange dhe Pussy Riot në “Escuelita Zapatista”

EZLN fton Julian Assange dhe Pussy Riot në “Escuelita Zapatista”
Taulant Salihi

Armata Zapatiste për Çlirim Nacional (EZLN) fton të persekutuarit dhe “te burgosurit politikë” nga e gjithë bota, siç janë themeluesi i Wikileaks, Julian Assange apo pjestaret e grupit punk rus ‘Pussy Riot‘ në tokën e tyre autonome “Escuelita Zapatista”.

 

Subcomandate Marcos, udhëheqësi legjendar i EZLN, përmend disa emra që kanë problem me ligjin për shkak të kundërshtimeve ndaj qeverive përkatëse të vendeve nga ku persekutohen, të cilët gjenden “në burgjet e botës apo në status të azilit politkë”, siç janë Julian Assange, Pussy Riot apo Alberto Patishtán.

 

”Janë me mijëra në të gjithë botën dhe zëri jonë i vogël nuk mund ti arrijë të gjithë, të gjitha… për këtë arsye ju bëjmë thirje të gjithëve dhe të gjithave që simbolizojnë jo vetëm absurditetin e të privuarit nga liria, por mbi të gjitha paraqesin rezistencën me dinjitet, të cilën nuk mund të mposhtin muret, rojet apo hekrat e burgjeve”, sqaron Marcos mëtej në komunikatë (komunikata e plotë).

 

Në vazhdim e keni një intervistë të vjetër nga Marcos, të adresuar deri te Free Media Conference që mbahej në New York në vitin 1997, ku thekson rëndësinë e zhvillimit të ”Mediumeve Alternative’‘.

Subcomandante Marcos on Neoliberalism and the Media

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.