Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

EDUKIM INTEGRAL

EDUKIM INTEGRAL
Taulant Salihi

Në këtë ditë të shkollës dhe edukimit dua të sugjeroj nevojën e kohës për ndryshim thelbësor në orientimin e sistemit edukativo-arsimor.

Mbase janë bë klishe kritikat që kanë të bëjnë me një fakt të pamohueshëm (ndoshta në aspektin e përkushtimit, pa dashur t’i nënvlerësoj ata të paktë që ende luftojnë) për të kaluarën e lavdishme dhe devalvimin në dy dekadat e fundit, dua ta anashkaloj atë e të trajtoj problemin kryesor për këtë krizë, që në fakt paraqet fenomen ‘global’.
Koha kërkon ndryshim të qasjes. Sot nxënësit nuk kanë aq nevojë për të dhëna, informata enciklopedike, për ta ngarkuar memorien e tyre, sepse ato gjëra mund t’i gjejnë me dy klikime në internet. Këto informata asnjëherë nuk është dashur të ngatërrohen me ‘dijen’, e më së paku me ‘urtësinë’. Ata/o (nxënësit) janë në nevojë dëshpëruese për funksionim korrekt në grup, që i bie se sistemi edukativo-arsimor duhet të fokusohet në anën shoqërore të kultivimit të brezave të ri.
Edukimi duhet të përqendrohet në socializmin e nxënëseve dhe format e funksionimit të drejtë në grupe, ndërsa pjesa më vogël në dhënien e informatave të nevojshme për zhvillime profesionale. Mësuesit/et duhet të jenë kujdestarë/e të ‘kultivimit në grup’ dhe në të njëjtën kohë të bëhen pedagogë, psikologë dhe specialistë dirigjues, për kultivimin e gjeneratave të ‘botës së re’ interaktive.
Pedagogët e sotëm dhe të ardhshëm patjetër të jenë te aftësuar në gjetjen e roleve të nxënësve/studentëve në çdo grup të dhënë të mundshëm. Kjo mënyrë e organizimit, do të ndihmojë në zhdukjen e ndasive dhe ndjenjës së të qenurit i/e pavlefshëm/e apo më pak i/e vlefshëm/e, përkundrazi do të ndihmojë në gjetjen e rolit më të mirë të mundshëm në grup, ku çdokush do të ketë ‘thënën’ e vet në çdo veprim. Kjo qasje gjithashtu do të ndalojë krijimin e ndasive, segregimit social, klasave dhe çfarëdo lloji të mosfunksionimit grupor, ndërsa do të prodhojë individë dhe kolektive të shëndosha, me role të filtruara dhe të sakta, të afta për tu përshtatur dhe gjetur role nëpër grupe, të cilat do ta transformojnë sistemin e përgjithshëm shoqëror.
Bota shkon fuqishëm drejt bashkimit. Forca që shtyn këtë bashkim quhet ‘natyrë’, ndërsa forca që reziston këtë bashkim quhet ‘egoizëm’. Për këtë shkak, sistemi edukativ duhet të jetë në shërbim të unifikimit dhe integralitetit. Sistemi edukativo-arsimor ‘industrialist’ është i harxhuar gjatë kohë, prandaj një periudhë të gjatë e prodhon këtë krizë. Sot koha kërkon Edukim Integral!
Gëzuar 7 Marsi!


*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.