Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Dritarja e shpirtit

Dritarja e shpirtit
Merjem Luarasi

Dhomë funerale në Terrasa
BAS JORDI BADIA
(Barcelonë, Spanjë)

Projektuar për rite si ceremoniale, ashtu edhe shpirtërore, karakteristika e parë e saj është qartësia konceptuale.
Nga pikëmarrja kompozicionale, një volum i bardh zë hapësirën dhe qëndron në ajër mbi pjerrinën e butë të terrenit, e cila shfrytëzohet për të përfituar një gjysmëbodrum poshtë katit kryesor të godinës, ku janë vendosur zyrat administrative. Ky kat funksionon i pavarur nga pjesa tjetër e planimetrisë, me dalje në një oborr anësor dhe me akses të drejtpërdrejtë nga rruga, nëpërmjet një shkallareje të jashtme.

Në pjesën tjetër të godinës plani ndahet në tre zona, të grupuara në module të veçanta, hapësirat e rojtarit, kapela dhe kafeneja të lidhura rreth oborri, në të cilin uji merr rolin e një elementi simbolik. Dizajni shpreh dëshirën për të integruar tipet natyrore në format e thjeshta të arkitekturës, brenda një hapësire të dallueshme, ku rrethanat bëjnë që emocionet të luajnë një rol thelbësor.

Godina e thyen karakterin e saj të përmbyllyr nëpërmjet një verande, të hapur drejt peizazhit në fasadën kryesore, e kornizuar nga konturi i volumit horizontal të referencës. Ndërtesa furnizohet me ndriçim të bollshëm nga fasadat e saj dhe nga oborret e brendshme, të cilat i japin jetë dhomave të vizitave, të rreshtuara pas hollit të hyrjes.

Hyrja kryesore formon një varg, si një shëtitore arkitektonike: një rampë që ndjek fasadën kryesore, veranda dhe një portë e madhe hyrëse. Nga holli i hyrjes mund të duket oborri, me shtesën e tij të ujit, që dominon dhe bën lidhjen e gjithë godinës. Kapela vendoset simbolikisht në katin e dytë, me një hyrje të pavarur nga jashtë, përmes një hapësirë për një pasazh këmbësor, që të orienton drejt një hapësire për reflektim të brendshëm, paqe, qetësi dhe besim, e cila uron mirëseardhjen nëpërmjet dritës dhe qiellit.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.