Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Dialogu në rishkim!

Dialogu në rishkim!
Taulant Salihi

Kurti sot kishte paraqitje dominante (por jo agresive), demonstrative dhe vendosi ristrukturimin e dialogut – rregulla të reja. Më këtë gjithashtu tregoi edhe pjekurinë e Kosovës si shtet. Ajo që do të ketë rëndësi pas kësaj është përkrahja diplomatike nga aletatët kryesorë, SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania.Kërkesa për nënshkrim paqeje dhe mos-agresioni është tjetër veprim i mirë taktik për të vendosur Serbinë në përballje para deklarimeve të saja të njëpasnjëshme kërcënuese për invazion dhe t’i aktualizojë ato në bisedime.

Ajo që mund të shtohet është një kërkesë e Kosovës strukturave të BE për ndihmë në mbrotjen e serbëve të Kosovës nga Serbia dhe strukturat satelite të saja në veri. Për këtë ka boll argumente dhe shumë-më-shumë incidente se ato që mundohet t’i sajojë Serbia e të ia përshkruaj Kosovës.Këto kritika për Kurtin, sot, janë komplet pa substancë, mbajnë inferioritetin tipik (trashëgim nga pozita nënshtruese në Jugosllavinë sllave) ose janë vetëm për të kritikuar diçka, kinse mendim kritik. Mos foli për katrahurat e strukturave politike që as nuk e dinë për çka kritikojnë, po prej para 1 jave e kanë bë gati vendimin.

Për fund, ajo që i kishte djegë më shumë Vuçiçit ishte referimi i Kurtit për Goebbelsin, ministrin e propagandës naziste (Vuçiç në prononcim e përmendi diku 8 herë), e që ai automatikisht e kishte marrë mbaj vete si ‘Ministër i Informacioneve’ në regjimin e Millosheviçit. Nëse evropianët parapëlqejnë koncesione me fashizmin vetëm që mos të ketë trazira, kjo nuk do të thotë se edhe viktimat e këtij fashizmi duhet të përulen para agresorëve që kanë krijuar këto vuajtje dhe trauma. Të pakten të ishin figura tjera përfaqësuese, por janë këta fëmijët e shkollës fashiste të Millosheviçit dhe agresionit të 90-tave, që sot shiten me pamje të moderuar dhe mundohen të luajnë politikë pragmatike. Serbia me këto përfaqësues ka kaluar pa u vendos para fakteve historike që ato i bartin me të kaluarën e tyre në bisedime. Kjo lëvizje e Kurtit sot është një tjetër realitet që duhej moti të insistohej dhe të adresohet tek ndërmjetësuesit e që me në fund u soll në tryezë.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.