DEBKAfile: Beteja për Damaskun ka përfunduar!
DEBKAfile, Portali për lajme nga sferat e intelegjencës dhe sigurisë me vendndodhje në Jerusalem, raporton për zhvillimin e ngjarjeve në luftën civile siriane, duke kritikuar Intelegjencën e Izraelit për vonesë në transmetimin e ngjarjeve.
Në raportin e fundit të publikuar sot, ata raportojnë se Ushtria Arabe Siriane nën komandën e regjimit sirian e ka shmangur rrezikun për kryeqytetin dhe me përkrahje nga Hezbollah-u dhe forcat Iraniane gjenden pranë fitores së përgjithshme, në kundërshtim me raportet e Intelegjencës Izraelite, të kritikuara për ngecje rreth transmetimit të ngjarjeve.
Këtu e keni raportin e plotë:
Battle for Damascus is over. Is Israel intelligence slow on Syrian war?
Raporte kontraverze rreth realitetit të ngjarjeve e kanë përcjellur vazhdimisht konfliktin sirian, gjë që e bën të vështirë evidentimin e asaj se çka në të vërtetë ndodhë brenda Sirisë, por një gjë është e sigurt se numri i viktimave rrotullohet rreth shifrës së 100.000 personave të vdekur, ku raportohet se gjysma e tyre janë civil, përfshirë gra dhe fëmijë.
Raportim ditor mbi ngjarjet dhe viktimat e luftëls civile bën Qendra Siriane për Dokumentim.
Në vazhdim keni Video raportin e fundit rreth sfidave të opozitës siriane nga produksioni i AlJazeera-s, shpesh të kritikuar për anim nga ana e opozitës në raportet e tyre:
Syrian opposition: Battling on all fronts
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.