Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Çka është Jazz-i?

Çka është Jazz-i?
Merjem Luarasi

Në udhëtimin e tij “The American Scene” Henry James , për qytetet amerikane thot: “Ja, kjo është e tëra, tani regullojeni si të dini. E shkretë, e dashur, bukuri e keqe,e guximshme, në të vërtetë, duhet të ketë diçka tek ti….!” Fjalet e njejta mund të përdoren edhe për jazzin amerikan.

Nëse flasim për pamjen e jashtme në muzikën jazz, mbisundon çrregullim dhe kontradiktë.

Nuk ka asnjë definicion të përgjithshëm për jazzin. Ai i nënshtrohet definicionit të gjuhës së thjeshtë, derisa interpretuesit e tij zhurmojnë të shqetësuar dhe kërkojnë fund në klithmat e paqarta. Pavarësisht nga kjo, bukuria e tij mund të hulumtohet; anët e këqija mund të mbisundohen nga guximi i tij. Procesi është i vështirë si në çdo degë të artit, mirëpo tek jazzi lidhen dy arte; arti i interpretimit dhe arti i kompozimit. Por, nëse shikojmë më thellë, nëse nuk lejojmë të na ngatërroj kontradikta dhe paqartësia, atëherë qartësohen shumë gjëra, ndërsa fshehtësia e jazzit do të behet identike me fshehtësitë e të gjithë arteve.

Materiali i jazzit përmban disa shtresa, njëkohësisht të fortë dhe të butë, nga ndërtime të komplikuara , të cilat është vështirë të ndahen. Përbëhet nga historia e muzikës dhe stileve te shumta të jazzit. Në shikim të parë historia mund të duket e pa lidhur, ndërsa stilet kontradikte. Tek zanafilla e saj vërehen grumbullinat e ndryshme të fytyrave, vendeve dhe stileve, të cilat priten në vijën e përbashkët të muzikës së luajtur nga zezakët e New Orleans dhe të bardhëve nga Chicago. Zbulohet një çarje katastrofale tek jazzi . Por, nëse njeriu shikon pak më thellë, dhe e dëgjon më me vëmendje, do të zbuloj rend dhe kontiuitet….



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.