Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Bimë mishngrënëse

Bimë mishngrënëse
Merjem Luarasi

Bimët mishngrënëse janë bimë me aftësi për të kapur dhe per ti tretur kafshet e vogla (insektet). Këto bimë nuk mund të prodhojnë substanca të nevojshme për jetë nëpërmjet fotosintezës.

Bimët e këtilla zakonisht rriten nëpër zona të varfëra me nitrate, dhe për ta zgjedhur këtë problem bimët përfitojnë nitrate nga proteinat e kafshëve. Për këtë arsye, si pasojë e një modifikimi në gjethet e tyre ata e gjuajnë gjahun e tyre në mënyrë aktive apo pasive. Disa prej këtyre bimëve jetojnë si epifite – rriten dhe jetojnë me kafshë apo bimë të tjera, jo si parazitë, ata vet e prodhojnë ushqimin e tyre, duke kapur insekte per t’i kompensuar mineralet dhe azotin, përderisa kafshët, përkatesisht insekte, përdoren si burim i materies dhe energjisë.

Për t’u klasifikuar si bimë mishngrënëse duhet të plotëojnë disa kritere:

1. Duhet të jenë në gjendje të tërheqin gjahun (sh. aroma ngjyra, nektar)
2. Duhet të zhvillojnë kushte të veçanta për kapjen e gjahut.
3. Duhet të kenë përshtatje të veçanta për tretjen gjahut. (sh. enzime te tretjes, bakterie)

Ajo çfarë i bën unike janë aftesitë për t’i tërhequr insektet, për t’i kapur, vrarë, per t’i tretur dhe absorbuar si proteina.

Ngjyrat joshëse të luleve i tërheqin insektet që të ngjiten në to dhe të kapen në kurth. Habitatet e tyre jetësore janë këneta dhe shkëmbinjtë e karbonit. Shijrat e mëdha dhe ushqimi i dobët janë përshtatur për tu ushqyer me insekte, proteinat të fituara në këtë mënyrë e sigurojnë ciklin e jetës së mishngrënësve.

Bimët mishngrënëse kanë cikël të jetës njejtë si bimët tjera, ata mund të shumohen në mënyrë seksuale apo aseksuale. Disa lloje shumohen në mënyrë vegjetative duke formuar sytha të cilat rriten dhe bëhen identike si prindi.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.