Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Anaïs Nin për “Të Panjohurën ” (nga ditari i Anaïs Nin, vëllimi V, 1947-1955)

Anaïs Nin për “Të Panjohurën ” (nga ditari i Anaïs Nin, vëllimi V, 1947-1955)
Arta Rexhepi

Në një shkresë nga dimri i viteve 1949-1950 të gjetur në Ditarin e Anaïs Nin, vëllimi V 1947-1955, në të cilin ajo jep një kundërhelm të çuditshëm ndaj jetës qytetare dhe meditime prekëse për karakterin dhe përgjegjësitë personale, Anaïs Nin thotë:

Edukatorët bëjnë të pamundërën për t’na pregaditur të “kënaqemi duke lexuar” pas univerzitetit. Dhe në fakt, është e drejtë t’i pështatësh leximet me temperamentin, profesionin dhe pasionet tua. Por, të treguarit armiqësi ndaj të panjohurës, mosdëshira për të eksploruar t’panjohurën paraqet shenjë një pasigurie të madhe. Në shkencë, respektojmë hetuesit. Megjitatë, në letërsi nuk duhet çdo herë të lexojmë librat “e bekuara” nga masa. Pikërisht ky trend ka sjellë sloganet absurde si “vdekja e novelave” “ romantiku i fundit” “Bohemianët e fundit”, edhe pse e dijmë se janë trende të cilat vazhdimisht evoluojnë dhe thjeshtë ndryshojnë formë. Shtypja e modeleve tona të brendeshme në favor të atyre të krijuara nga shoqëria, paraqet rrezik të madh për neve. Revolti artistik, inovacionet, eksperimentet nuk duhet pritur me armiqësi. Ato ndoshta mund të shqetësojnë rregullat e krijuara nga konvencionalitetet artificiale, por ama, mund të na shpëtojnë nga vdekja për së gjalli, nga jeta robotike, nga mërzia, nga humbja e vetëvetes, nga skllavërimi dhe nënshtrimi i vetes.

Kur pranojmë modelet të cilat nuk i kemi krijuar vetë, të cilat nuk janë në të vërtetë tonat, vyshkemi dhe vdesim. Struktura konvencionale e njerëzve shpesh rezulton të jetë fasadë. Edhe nën konservativizmin më të “ngurtë” ka një individ, një qenie njerëzore me mendime origjinale dhe fantazi inventive, të cilën nuk guxon ta ekspozojë nga frika nga tallja, e kjo është ajo që shkrimtarët dhe artistët e bëjnë për ne. Ato janë udhërrëfyesit drejtë një sinqeriteti më të madh.Janë të nevojshëm, në fakt të domosdoshëm për shoqërinë. Ato na shfaqin variacionet dhe ndryshimet të cilat i bëjnë qeniet njerëzore aq interesante. Kjo botë tani më e krijuar, ka nevojë për aventura në fushën e artit dhe shkencës. Nëse mbajmë të shtypur këtë frymë avanturiste, do bëjmë të shfaqen anarkistët dhe rebelët, të cilët do shpërthejnë jashtë kufinjëve të ngushtë konvencional në mënyrë të dhunshme.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.