A shitet publikja dhe historia për do "kesh" n'shoqninë e Beyzës' Llërcës?! - altereffekt.

Në lidhje me shitjen e dyshimtë të rreth 7,000m² të hapësirës së Monopolit për vlerë 70m² të raportuar nga Portalb në dy raste.
Kjo punë nuk ka tjetër logjikë, ose janë shumë naivë ose neve na zënë naivë!
Kur ta ‘bëjsh’ punën llugë, të paktën mos dil të na ‘lajsh’ trurin me muhabete të thata. Nuk besoj se dikush beson se naivisht është lejuar shitja e asaj pjesë me çmimin e industrisë së lehtë (70 den për m²). Në rastin më të mirë të mundshëm ju nuk e keni mbrojtur interesin publik siç bëni në rastet e reklamuara intenzivisht kur duhet të luftohen qytetarët për ndonjë barakë. Por këtu qartazi bëhet fjalë për oligarkinë mikroborgjeze pollogiane të ndërtimit ku ligji çuditërisht përherë e kufizon pushtetin në favor të bizneseve private.
Kjo është një rikujtim i mirë pse iniciativat qytetare si Më mirë për Tetovën, nevojiten në jetën politike të qytetit si garantues për baraspeshë në menaxhimin e interesit publik ndërmjet sektave të makinerive votuese. Në 2022, procesi i ngjashëm për Shik-Jellakun u bllokua me iniciativën e tyre (nga ata vendosej shumica), kurse në 2024 me shumicën e vlenvmrovcave ekspres (pa kurrfarë lufte për pronën e përbashkët publike) kalohet gjithçka me vetëm nja 2-3 reagime nga opozita e cila s’ka numra për të ndaluar vendimet, por ka strukturë që se paku të informojë publikun e gjerë kur këto raste ndodhin.
Ndërmjet kushtëzimit me ndërtimin e një muzeu dhe një studimi të mirëfilltë për masakrat e aqfolura të Monopolit (për të cilat përveç eseve emotive, ende nuk kam parë një studim cilësor të hollësishëm dhe me nivel hulumtues) apo një parku publik, kryetari dhe komuna pa vizion zgjedhin sportin favorit pollogian, mbingarkimin urbanistik, ndërtime banesash për përfitime të një grupi të ngushtë.
Arife sot, vazhdojmë me moralizma dhe drejtësi selektive…

*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.