Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 23/11/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Ballkani me homo-kompleks serioz?!

Ballkani me homo-kompleks serioz?!
Taulant Salihi

Balkani, kontenjeri i mbeturinave nga përplasja kulturoro-politike e lindjes dhe perëndimit toleron shumë fenomene që nuk mund të imagjinohen diku tjetër ku vetëdija kolektive është në nivel më të avancuar, siç janë korrupsioni i skajshëm, varfëria, siguria e dobët, institucione jo-profesionale, nacionalizëm të dhunshëm, reket publik, por asesi nuk pranon se në shoqëri mund të ekzistojnë individë dhe kolektiv që preferencat seksuale i ka të drejtuar kah gjinia e njejtë.

Si mbas gjitha gjasave, personat që më së shumti janë kundër këtij fenomeni duhet të kenë dyshime serioze për preferencat e tyre seksuale dhe kur dikush pranon në publik ”sëmundjen” (kushtimisht) që ka, këto hutohen kinse ata janë amoraliteti i shoqërisë, e këto të njejtit janë ata që tolerojnë vrasjet, korrupsionin, varfërinë dhe nuk bëjnë asnjë aktivitet për t’i ndaluar të njejtat. Në qoftë se këta tipa do të ishin aq të moralshëm, deri tash duhet të kishim dhjetra politikanë të vrarë dhe shumë grupe të ”reketit publik” të shkatërurar, por këto ”shenjtorë të rrejshëm” dhe mbrojtës të dinjitetit njerëzor, nga homoseksualët ndjenë pasiguri të madhe dhe tradhti të sekretit publik, se 80% e popullsisë është e sëmurë me homoseksualizëm të fshehtë, që në praktikë realizohet me pengesën që kanë  në komunikimin me gjininë e kundërt dhe dështimeve të shumta në vendosjen e relacioneve ndërgjinore. Ky problem nuk është vetëm në Ballkan, por është global, ku krahas homoseksualizmit, trend më i përhapur është ai i masturbimit të përbashkët fetishist me partnerin/en, ku tjetri/a është aty vetëm sa mos të bëhet vetëkënaqje me mjete pa shpirt (asgjë më shumë).

Njësoj, në kushte të një bote normale dhe të shëndoshë, nuk do mundesha pa rezervë të justifikoj nevojën për festime joproduktive. Por njerëzit festojnë pafund fenomene absurde, ndër tjerash edhe absurditetin kulminant, festën e Vitit të Ri. Në fakt në një botë të shëndoshë kujt i intereson nëse dikush është gej dhe është krenar, apo dikush është strejt dhe është krenar, apo dikush masturbon dhe është krenar për këtë. Nësë për këtë preferencë je i lirë të zgjedhësh, nga ku buron nevoja që t’i tregosh dikujt se çka ke zgjedhur? E qartë që kjo nevojë buron nga represioni që shoqëria i ka bërë këtij fenomeni. Si njeri i kaluar nëpër 90-tat e 2000-tat shtypëse për shiqptarët, doemos që ndjej solidaritet dhe mishërohem edhe me këtë betejë ku shtypësit fatkeqësisht janë të shtypurit. E edhe kjo, si gjithë shtypjet tjera, asnjëherë nuk ka mund ta zhduk, e as që do mundet ndonjëherë, sepse në përgjithësi represioni vetëm e forcon vendosshmërinë e palës së shtypur dhe i ndihmon të jetojë më gjatë.

Për këtë duhet të kuptojmë një të vërtetë thelbësore se ”Dëshira për liri që vjen si pasojë e represionit, nuk është ajo e lirisë së vërtetë, por vetëm pjesa tjetër e rrobërisë apo ndalesës. Liria e vërtetë vjen vetëm nëpërmjet përgjegjësisë dhe kuptimit të esencës së problemit”.

Kjo në të njejtën kohë e tregon edhe naivitetin e atyre që mundohen të promovojnë tolerancë nëpërmjet fenomeneve që as vetë nuk i kuptojnë dhe këtë e bëjnë në mënyrat më të gabuara. Nga kjo mund të kuptojmë se edhe ata që promovjnë tolerancën për homoseksualitetin, edhe ata që e luftojnë, në thelb nuk e kuptojnë çka në të vërtet është të jesh HOMO dhe me këto veprime të dyja palët i japin një promovim shumë të madh këtij problemi rreth të cilit rrotullohen, e në fakt instinktivisht ky është qëllimi i të dyja HOMO-PALËVE, që të avancojnë drejt rrymës Heterogjene.

HOMO-SEKSUALIZMI/GJENIZMI dhe HETERO-SEKSUALIZMI/GJENIZMI PSIKOLOGJIK

Njeriu gjatë jetës së tij është gjithnjë në zhvillim. Është fakt gjërësisht i njohur në psikologji dhe në ‘metodat’ ezoterike se njeriu duhet të kaloj fazat jetësore, ku seksualiteti i tij zhvillohet dalë nga dalë për tu plotësuar deri tek gjinia e kundërt. Kështu në fillim të jetës njeriu është i orientuar ka vetja dhe mundohet të kënaq vetëm veten e tij, kjo është faza e masturbimit, biologjik apo psikologjik. Më pas, zhvillimi i tij drejtohet kah më e afërta, e ngjajshmja me të. Ai tash më është gati të pranojë dikë tjetër përveç vetes, por që ka ngjajshmëri dhe ky është zhvillimi që në biologji njihet si Homoseksual, i drejtuar ndaj gjinisë së njejtë, kurse e njejta dukuri shfaqet edhe në sferën psikologjike, ku njeriu mund të pranoj vetëm atë që është i ngjajshëm në mendime apo botëkuptim me të, prezantohet Homogjenia (ndëer arsyet pse në moshën më të re fëmijët dëshirojnë të kalojnë kohën me gjininë e njejtë). Kur kalohet drejt fazës së pubertetit, lind një nevojë e re për të njohur të kundërtën, të huajën dhe kjo është fillimi i Heteroseksualizmit/Heterogjenizmit tek njeriu. Shumica e njerëzve kanë problem të pranojnë këtë fenomen që është duke u zhvilluar, duke e shtypur, ndërsa e njejta gjë është shkak i sëmundjeve dhe perverzioneve të ndryshme. Pra, problemi i shoqërisë duhet të orientohet kah krijimi i një skeme të shëndoshë për mardhëniet ndërmjet gjinive dhe grupeve të ndryshme shoqërore. Këtë gjë nuk do ta bëjnë politikanët me siguri, se kjo nuk është detyra e tyre, as e predikuesve të religjioneve, kjo është detyra e të ”zgjedhurve” për ta drejtuar këtë shoqëri.

Një dallim të vogël nga ky përgjithësim është rasti i dukurisë hormonale, ku duhet të pranohet fakti se edhe ajo gjendje është e natyrshme, duke qenë biologjia ajo që do të vendosë preferencat dhe ngjitjen.

PARALELJA NË MARDHËNIET E SHOQËRIVE DHE MENDIMEVE

Pasi që është e qartë se ”homo-seks/gjen” domethenë të pranosh vetëm të ngjajshmen me veten, në horizont na paraqitet e vërteta për konfliktet e përgjithshme në botë ndërmjet klasave, religjioneve, popujve, kombeve, korporatave, filozofive, etj.  E vërteta është se kolektivet apo mendimet e kundërta janë ende në fazën e refuzimit, që i bjen se vetëdija e përgjithshme e njerëzimit ende është ”GEJ/HOMO”. Por edhe kjo është mirë, kur dihet se në Tokë ende ekzistojnë vetëdije që ende janë ”Egocentirke/Masturbatore (Vetëkënaqëse)”. Për këtë arsye shumica e njerëzve në botë paralajmërojnë apokalipsë, sepse ndjenjë që diçka e re lindë, e në realitet njerëzimi është në fazën fillestare të pubertetit psikologjik, ku fillon të kuptojë domosdoshmërinë e ekzistimit të së kundërtës/komplementares dhe ku e pranon DUALITETIN E TË QENURIT. Ky interaksion në skenën politike merr formën e Globalizimit, ku të gjithë pjesët, por më kryesorja dy ndarjet kryesore, Lindja dhe Perendimi, përplasen për t’u bashkuar. Biologjikisht ndoshta e kemi pranuar këtë fenomen, por tash është koha që të pranojmë pjesën psikologjike të këtij realiteti DUAL-KOMPLEMENTARË (PLOTËSUES).

Nëse duam të kemi paqë duhet të ndryshojë mënyra se si i qasemi të ndryshmes/kundërtës, që duhet të jetë qasje e pranimit dhe adhurimit të ndërsjellë, të njejtën që duhet ta bëjmë ndaj të dashurës/dashurit. Qëllimi i këtij bashkimi nuk është qëllim mbi vete pa efekt final, por është ndriçimi dhe ngjitja në nivelin e vetëdijes së ndërlidhur kozmike.

Përderisa homosekualët kanë frenim në vendosjen e mardhënieve biologjike me gjininë e kundërt, ata janë shumë më tolerant në aspektin psikologjik për të pranuar ide të ndryshme, ndërsa në shumë raste heteroseksualët biologjik janë homogjenë psikologjik dhe shumë rëndë pranojnë mendime apo botëkuptime që nuk janë të ngjajshme më ato të vetat. Gjithçka që duhet është mirëkuptim dhe qasje e drejtë ndaj të gjitha dukurive destruktive dhe stagnuese.

E gjithë kjo është arsya pse Hitleri qëndron në këtë lajm, si kulminacioni i botëkuptimit HOMOGJEN është ai dhe ideologjia e tij.

Taulant Salihi “GAYNESS UBER ALLES” / Pederllëk mbi monitor  3/3



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.