Ide për të ardhmen e promovimit online dhe qasjes së lehtë në informata?
E kisha një ide se si do të zhvillohet promovimi virtuel, i cili në të shumtën e rasteve është një informatë e cila duhet të klikohet dhe të çojë përdoruesin deri tek informata më e zgjëruar. Forma më e thjeshtë e krijimit të një reklame virtuele pas shkrimit, është fotoja më saktësisht e JPEG apo PNG formatit.
Idea ime është që në një foto JPEG apo PNG të mund të vendosen informata të cilat do të mund të selektohen dhe në vete të bartin linqe të cilat do të përdoreshin si TAGSA për marketing. Këto lloj fotosh janë gjëja më e përdorur pas fontit në internet, posaçërisht në rrjetet sociale.
Një zhvillim i këtillë do të ishte një revolucion në PROMOVIMIN online të çdo individi apo projekti, ndoshta edhe do të tejngarkonte përdoruesit e platformave të ndryshme online, por do të lehtësonte qasjen deri te informatat që duhet të gjinden. Një gjë e ngjajshme gati shumë kohë është e aplikuar në tekstet, ku është e lehtë të vendoset një HYPERLINK i cili të ridrejton tek linku që vendoset në të me një klik.
Qëllimin e njejtë e kanë mediumet tjera si FLASH, HTML5, etj, dhe në qoftë se nuk zhvillohen format klasike të fotografive, mundësia e vetme deri te realizimi i kësaj ideje do të ishte që këto mediume(flash, html5,etj) të bëhen lehtë të përdorshme nga të gjithë përdoruesit, ashtu siç janë fotografitë apo shkrimi.
Kjo do të ishte një sfidë e vërtet për programerët, që (shpresoj) ndoshta janë duke u marrë me këtë ide e cila duhet të konsiderohet si problematikë apo lëshim për kohën në të cilën jetojmë.
Një ilustrimi i thjeshtë për të qartësuar idenë:
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.