Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 23/11/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

WebGL, Teknologjia 3d në web

WebGL, Teknologjia 3d në web
Agon Xheladini

Ata që  të paktën kanë pak njohuri apo ndjekin trendet e web progamimit dhe dizajnimit e kanë mirë të njohur faktin se tashmë Javascript është një  vegël shumë e fuqishme dhe e pranishme në çdo projekt serioz në web. Zhvillimi i vrullshëm i Javascipt mundësoi që edhe teknologjia 3D (WebGL) lehtë të implementohet në web.

WebGL është standard i rri për  grafikën 3D në web. Me këtë teknologji programuesit në web mund të përdorin  gjithë fuqinë e  renderimit nga grafika e kompjutorit  duke përdorur vetëm Javascript  dhe një nga web shfletuesit (Browsers) modern.  WebGL është pjesë e familjes HTML5 dhe si e tillë mund të përdoret në të gjithë shfletuesit që punojnë me HTML5. Kjo teknologji tashmë është implementuar në shumë projekte online dhe të gjitha këto projekte japin sinjale se WebGL ka një potencial të madh dhe me shumë gjasa kahja e web programuesve do të orientohet dhe fokusohet edhe më shumë në këtë fushë gjatë viteve të ardhshme. Imagjinoni një web aplikacion, një rrjet social i punuar i gjithi në 3D aplikacion njejtë si lojrat e reja 3D apo effektet moderne në filmat më të fundit futuristik.

Për të punuar me këtë teknologji përpos njohurive esenciale në fushën e gjeometrisë dhe trinogometrisë nevoiten edhe njohuri të anavnsuara teknike të Javascript, HTML5 dhe three.j librarisë/API që është e dedikuar për WebGL.

 

Në vazhdimësi keni  lidhje me  disa nga projektet më interesante të punuara në WebGL:

 

Wallk in fog (nga: Chrome Experiement)

Moon (nga  whiteflashwhitehit.com)

Dritat (nga: Cherrytree records)

Loja Pacmaze (nga: Pacmaze)

The Wobble Dance (nga Chrome Experiment)

Bota nënujore  (nga: Greggman and Human Engines)

Meduza (nga: www.aleksandarrodic.com)

Kartolina e Vitit të Rri (nga: www.aleksandarrodic.com)

Formula 1 (nga: www.helloenjoy.com)

Audio Room (nga: www.aerotwist.com)



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.