Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 24/04/2025

Scroll to top

KTHEHU LART

E thyejmë heshtjen, sepse... - altereffekt.

E thyejmë heshtjen, sepse…
Taulant Salihi

E thyejmë heshtjen, sepse…

…në kësi raste tmerrësisht tragjike, njejtë si në rastet e kaluara tragjike (të cilave u shtohet edhe aspekti etnik i diskriminimit intersektorial) që mbetën pa kurrfarë përgjegjësie politike, çfarë duhet të ndodhte janë dorëheqjet e parevokueshme, fillimisht për arsye njerëzore, etike dhe morale, e më pas shkaku i përgjegjësive publike. Kjo edhe për arsye kalkulimesh politike dhe të PR-it personal do të ishte më efektive, mbasi vetëm kjo u intereson. Por ministrucat shkojnë me logjikën: “mami vetëm 10 muaj jam në ministri, së paku 2 vjet t’i plotësoj për CV.” Ky karrierizëm bajat, për t’u bë dikushi, i ndërlidhur me korrupsionin e gjerë kulturor dhe institucional, e i fryrë nga perverzioni financiar, janë sëmundja vdekjeprurëse që vazhdon të sjellë tragjedi dhe vuajtje. Qytetarëve nuk duhet t’u interesojnë karrierat e individëve përfitues që vijnë nga ‘sektat’ politike, por emancipimi dhe mirëqenia e masave. Populli që nuk lejon të kushtëzohet është popull i lirë dhe shoqëria e emancipuar është shoqëri e drejtë, ndërsa për drejtësi luftohet!


Tania Bruguera, Tatlin’s Whisper #6 (Havana Biennale, 2009)

Portalb ka krijuar një infograf me rastet me pasoja tragjike të ndodhura në shtet dhe numrin e viktimave në secilin prej tyre që nga pavarësia deri te rasti i fundit në Koçan.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.