Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/01/2025

Scroll to top

KTHEHU LART

Shqiptarët e “Maqedonisë politike” të deklasuar!

Shqiptarët e “Maqedonisë politike” të deklasuar!
Taulant Salihi

Situata me organizimin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në këtë territor-shtet (MV) është aq e brishtë saqë një shumicë e fortë sllave në parlament e deklasifikon komplet qenien politike shqiptare. Ne reduktohemi në mentalitet minoriteti ekonomik, e me e keqja është se si popullatë pa identitet ideologjik, jemi në rregull me këtë përkufizim poshtërues. Dhe këtu nuk është që paraqet ndonjë dallim substancial se cila firmë politike shqiptare e bën përfaqësimin politik. Ata thjeshtë kopjojnë modelin sllav të shfrytëzimit të fuqisë politike për përfitime personale në kuadër të firmës politike (partisë). Por problemi është se përkundër shqiptareve, sllavet e këtij shteti, falë rrethanave historike, në Jugosllavinë socialiste fituan shtet dhe brend personal që kushedi sa ta keqpërdorin çuditërisht vazhdon të mbijetojë me ekskluzivitetin ortodoks sllavofon, ndërsa shqiptarët mbetën dhe vazhdojnë të jenë në lluft indentitar ku rezistenca e toleruar dhe e menaxhueshme nga sllavo-ortodoksia mbetet fetarizmi politik i shqiptarëve, por assesi kahja kombëtare e zhvillimeve politike, sepse kjo paraqet rrezik ekzsitencial për këtë territor-shtet, ashtu edhe si u dëshmua në 1997, 2001 dhe 2015. Fatkeqësisht, kjo gjendje mirëmbahet edhe nga vet shpirtngushtësia jonë me ushqimin e injorancës kulturore, përmes degradimit të sistemit arsimor dhe proceseve emancipuese, ku perosnazhe që nuk kanë përfunduar as edhe një lektyrë në jetë fitojnë diploma universitare dhe avancohen në pozita vendimmarrjeje.

Edhe Albin Kurti është duke luajtur në një vijë të rrezikshme të ideologjisë politike që nuk do të mundet ta menaxhojë si e paramendon. Nuk e di si i kalkulon aleancat ndërshtetërore dhe lëvizjet e fushatës zgjedhore kur i mbledh personazhet që as emrat s’ua mba mend. Çka sjellin adnanat e besarat në tavolinë përveç dova n’t’thatë ene rasoj taze?! Padyshim që ndryshimet politike, në Kosovë dhe MV, kanë qenë më se të nevojshme dhe të vonuara por kjo nuk guxon ta tjetërsojë qasjen ideologjike të politikës (të gjithë e dimë se në MV “ndryshimi” duhej të ndodhte organikisht në zgjedhjet e 2016-s, por naiviteti dhe papjekuria politike e këtyre personazheve që sot morën pushtetin e humbi atë shansë dhe na vonoi të gjithëve). BDI meritonte të del në opozitë që atëherë, ndërsa kthesa fetariste që do vinte (kjo e sotmja) deri sot do të ishte e harxhuar dhe demaskuar, e pas kalimit të kësaj faze të errët tranzicionale ndoshta do të kishim ringjallje të vërtetë politike dhe identitare. Mundësi e humbur e popullit dhe kulturës sonë të shpartalluar politike, pak nga dhuna sistematike, pak nga ajo e perandorive ekonomike (lindje e perëndim). Kemi kaluar shumë, por gjithsesi duhet të vazhdojë rezistenca dhe të mbijetohet edhe ky proces. Gjendja në popullatë mbetet: injorancë e dhunshme, ama në rregull jemi se në Tetovë lëvizën do kesh! Elhamdulilah!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.
Më të reja

Ky është artikulli i fundit.