Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 03/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Faithless në zi

Faithless në zi
Taulant Salihi

Dens grupi legjendar britanik Faithless papritmas rifreskoi identitenin vizual në të gjitha rrjetet sociale nëpërmjet shndërrim dramatik të të gjitha hapësirave në faqe të zeza, me çka shumicën e publikut e ka aluduar në ndonjë lajm e ndodhi të trishtë.

Reagimet e menjëhershme pas publikimit të këtyre sipërfaqeve të errëta kanë qenë të shpejta dhe brengosëse. Ndjekësit e tyre kanë pyetur nëse diçka e keqe ka ndodhur me pjesëtarët e kolektivit apo me kryesuesin Maxi Jazz (62 vjeçar).

Por në aspektin e PR-it të pjesës vizuele, ky ndryshim drastik është tejet interesant për mos t’u komentuar. Ai ka marrë vëmendje të madhe dhe përgjigje (brengosje) nga publiku mu në kohë pandemie, që fatmirësisht, nga replikat e më vonshme nga kontoja e bendit, nuk doli të jetë ndonjë lajm i dhimbshëm, por vetëm rifreskim konceptual i pjesës pamore, që si duket është pjesë dhe paralajmërim i lansimit të ndonjë produksioni të ri, e që gjithasthu përshkon me 25 vjetorin e aktivitetit të bendit.

Ky kërcim interesant meriton respekt, por me një rezervë nga këndvështrimi etik për këtë lojë komunikimi në situatë paniku global, ku tendenca e njerëzve për të keqinterpretuar mesazhet është e lartë. Sidoqoftë, arti nuk e ka kufizimin tokësor dhe ky koncept padyshim është pjesë e porosisë që ata tentojnë ta japin, kurse ne do të presim lajme të mira, me shpresë për album të ri.

Të shtoj se nuk kam informacion kush saktësisht mirëmbanë paraqitjen publike të grupit në rrjetet sociale, por kjo lëvizje duket të jetë pjesë e konceptit për publikimin e ardhshëm.

Më poshtë janë të rradhitura disa shkrepje nga ndryshimet dhe reagimet nëpër rrjetet sociale:

Instagram


Facebook


Facebook


Twitter



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.