‘Guernica’ merr grim nga tmerri i Alepos
Ilustratori portugez Vasco Gargalo, i inspiruar nga tmerret e luftës civile siriane dhe vuajtjet në të ka reinterpretuar veprën e famshme te Pablo Picasos, “Guernica”, e cila njihet si ikonë e ‘artit kundër luftës’, që daton dhe është e inspiruar nga lufta civile spanjolle (1936-1939).
Ai atë e ka titulluar si “Alepponica” duka aluduar në tmerrin që e përjetojnë banorët e ‘Alepos Lindore’ nën rrethim, të cilët jetojnë me ferrin e bombardimeve ajrore të përditshme ‘indiskriminatore’, nga bombat fuçi të forcave ajrore të regjimit sirian dhe ato të bombarderëve Rus të cilët ‘festojnë’ tanimë një vit nga inkuadrimi i drejtëpërdrejtë në konfliktin sirian. Tmerr ky me shumë vuajtje dhe humbje të jetëve civile, kushte mizore për jetë, ndërsa ky standard aplikohet edhe në enklava tjera ku kampi pro-qeveritarë ushtron masa të ashpra të palejuara lufte, si rrethimi dhe dënimi kolektiv me uri i vendbanimeve të plota, duke mos lejuar depërtimin e ndihmave humanitare.
Mes tjerash Alepoja Lindore pas dështimit të marrëveshjes së fundit për armëpushim ka parë bombardimet më të ashpra përgjatë gjithë luftës, të cilat opozita i sheh si një shfrytëzim i vakuumit te lënë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA nga ana e Rusisë, Iranit dhe forcave pro-regjimit sirian për avancim në terren.
Vasco thotë se ‘Guernica’ e Picasos ka qëndruar në dhomën ku hanin në shtëpinë e fëmijërisë së tij dhe ka pas mundësinë të observoj atë gjatë dhe shpesh.
Ridizajnova ‘Guernikën’ që të reflektoj realitetin e konfliktit sirian, duke patur kujdes të ruaj karakterin e veprës origjinale, por duke shtuar diçka të stilit tim personal.
Aty mes detajeve tjera qartë mund të shihen, në figurën e kaut, portreti i presidentit rus Putin, mbi të cilin janë aeroplanët e tij që po bombardojnë enklavën, presidenti i regjimit, Asad me bombat me fuçi, krahu i thyer me armë i rezistencës opozitare siriane, hija e zezë e fenomenit të ISIS-it si dhe figura e kalit të hutuar i mbështjellë me flamurin amerikan, duke aluduar në mos intervenimin e administratës së Obamës.
Më poshtë janë të radhitura skicat dhe përfundimi i punimit.
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.