Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 03/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Në Bauhaus, kartolinat ishin mediumi promovues i ekspozitave

Në Bauhaus, kartolinat ishin mediumi promovues i ekspozitave
Taulant Salihi

Nuk mund të jesh në industrinë e dizajnit, qoftë ai grafik, në arkitekturë apo edhe vet artit nëse nuk ke qenë të paktën një herë i interesuar në hulumtimin apo studimin e Bauhaus-it, shkollës avangarde moderniste të Weimarit, e themeluar dhe aktive në fillimin e shekullit XX.

Ky institut, që për bazë kishte rishikimin e të gjitha standardeve të dizajnimit, për të kombinuar në mënyrën më perfekte funksionalizmin me estetikën nëpër produkte, është vula që vendosi kahjet e periudhave që do të vijojnë më pas.

E themeluar nga arkitekti gjerman Walter Gropius dhe me mjeshtër veprues e ligjerues si Kandinski, Paul Klee, Le Corbusier,  Herbert BayerLyonel Feininger, László Moholy-NagyFarkas MolnárOskar Schlemmer, apo Kurt Schmidt, ajo paraqiste shkollë utopike të kohës, dhe si e tillë ndodhej në shënjestër të pushtetit në rritje të fashistëve të Gjermanisë, të cilët mundoheshin të shantazhonin në çdo mënyrë idetë përparimtare të Bauhaus-it, ndërsa për shkak të kufizimeve në buxhet dhe në mënyrën e promovimit publik, kartolinat ishin mediumi më i përshtatshëm masiv për të promovuar ekspozitën e tyre të parë në vitin 1923.

Me këtë rast, 16 mjeshtër të Bauhaus-it bashkë me studentët, krijuan kartolina në teknikën e litografisë me madhësi prej 15x10cm me të cilat thirrnin publikun më të gjërë në ekspozitë.

Para do kohe MoMA arriti të posedoj setin e plotë të punimeve të “Postkarte fur die Bauhaus Ausstellung Weimar 1923” dhe atë e koleksionuan për publikun onilne.

Juliet Kinchin, kuratore e Degës së Arkitekturës dhe DizajnitMoMA, për art blogun Hyperallergic, spjegon se këto kartolina jo vetëm që ishin përmbledhje pamore e estetikës moderniste të Bauhaus-it, por vetë mediumi paraqiste një mesazh, thotë ajo: “Në fillimet e shekullit XX, shumë artistë progresivë ishin të interesuar në format e prodhimit me shumicë si dhe mediumeve të reja për shtyp, që ti shpërndajnë idetë e tyre shpejtë dhe sa më gjërësisht në suaza ndërkombëtare”.

Dizajni modern nuk ishte i interesuar për të krijuar vepra të rralla apo ekskluzive.

Të radhitura më poshtë gjenden kartolinat e koleksionuara me detajet e shtuara në posedim të dizajn blogut Inside/OutMoMA, Committee on Architecture and Design Funds, ndërsa fotot vijnë nga John Wronn.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.