Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 23/11/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

14 përkufizimet e Italo Calvino-s për atë se çfarë e bën një libër/vepër ‘klasike’

14 përkufizimet e Italo Calvino-s për atë se çfarë e bën një libër/vepër ‘klasike’
Arta Rexhepi

Ndoshta përshkrimi më poetik i Calvinos është përkufizimi i 11-të, I cili mbron idenë se edhe në termet më univerzale siç është termi “klasik” ka vend për subjektivizëm.

1. Klasike janë ato libra për të cilat zakonisht njerëzit thonë : “jam duke e rilexuar” e asnjëherë ” jam duke e lexuar”
2. Klasike janë ato libra të cilat krijojnë një përvojë të dashur për ato që i kanë lexuar, mirëpo qëndrojnë po aq të pasura si përvojë për ato të cilët vendosin t’i lexojnë ato kur janë në kushtet ma të mira për t’i shijuar.
3. Klasike janë ato libra të cilat ushtrojnë një influencë të veçantë, edhe kur nguliten në imagjinatën tonë si të paharruara edhe kur fshihen në shtresat e memorjes, të maskuara si nëndijë kolektive apo individuale.
4. Klasike janë ato libra të cilat me çdo rilexim japin po aq ndjesi zbulimi sa dhe herën e parë.
5. Klasik është një libër të cilin kur lexojmë për herë të parë duket sikur e kemi lexuar dikur më parë.
6. Klasik është një libër i cila asnjëherë nuk lodh lexuesit
7. Klasik është ai libër i cila vjen tek ne me aurën e interpretimeve të mëparshme dhe pas tyre mban gjurmët e lëna nga kultura ose kulturat (ose thjeshtë nga gjuha dhe traditat) nëpër të cilat ka kaluar.
8. Klasik është një punim i cili vazhdimisht gjeneron një re të diskursit kritik rreth vetes, por që gjithëmonë i zmbraps ato.
9. Libra klasik janë librat për të cilët sa më shumë mendojmë se i njohim, aq më origjinale, të papritura dhe inovative janë kur i lexojmë/rilexojmë
10. Klasik është një term i cili i është dhënë çdo libri i cili reprezenton gjithë univerzin, çdo libri në nivel paralel me talismanet e vjetra
11. Klasik është një libër ndaj të cilit nuk mund të qëndrojmë indiferent, dhe i cili na ndihmon të gjejmë vetvetën duke e pranuar apo kundërshtuar atë.
12. Klasik është një libër i cila vjen përpara klasikëve tjerë, por për ato që kanë lexuar klasike tjera, menjëherë njohin vendin e saj në gjeneaologjinë e librave klasik.
13. Klasik është një libër i cila shëndrron zhurmën e të tashmes në një fishkëllimë në sfond, pa të cilën, në të njejtën kohë, klasiket s’mund të ekzistojnë.
14. klasik është një libër i cila këmbëngul të jetë si zhurmë në sfond edhe kur e tanishmja që është totalisht jo-kompatibile me të mban ndikimin e saj



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.