Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 21/11/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Magelani

Magelani
Visar Salihi

“Hernando de Magallanes” një vepër e shkruar nga shkrimtari austriak Stefan Cvajg për njeriun, i cili kishte një plan të pazakonshëm për të kaluar rreth-e-përqark lëmshin e tokës, përmes oqeaneve të panjohura, që të gjejë ngushticën e cila lidhte perëndimin me lindjen.

Magelani ishte një njeri i mistershëm me një fuqi të stuhishme për qëllimet e tija, një paqedashës dhe një ushtar i mrekullushëm, i cili e donte atdheun e tij deri sa ktheu sytë kah idealet e tij.
Në fillim të shekullit XV Magelani e lë vendlindjen e tij Portugalinë, pasi që mbreti i saj nuk mori parasysh planin e një ushtari të thjeshtë, dhe merr rrugën për në Spanjë, ku me të gjitha forcat arrin në pallatin e mbretit të Spanjes për t’ja hartuar planin e tij. Mbreti i Spajës lejon mbledhjen e një trupe marinarësh të shkëlqyer për të parë planin e një portugezi, një armiku të shtetit.

Mbretria e Spanjës mori vendimin që të financojë të gjithë planin e Magelanit, i cili do të gjente ngushticën dhe do të ishte rruga me e shkrutër për transportin e arit, argjendit, errëzave dhe mallërave të ndryshëm prej vendeve të lindjes Indisë, Afrikes, etj.

Pas udhetimit 3 vjeçar me 5 anijet e tij, ku shumë marinarë humbën jetën për shkak të ushqimit të pamjaftushëm, mungesës së ujit të pijshëm, luftrave të ashpra me piratët dhe shumë veshtirësive  tjera, Magelani arrinë deri te pikësynimi i tij dhe gjenë ngushticën e tij për të cilën dha mundin më të madh. Megjithatë, pas gjithë këtij mundi, në fund, ai nuk arrinë të shijojë veprën e tij historike, pasi që u vra nga një shigjetë primitive, e të vdekurit në fund nuk kanë asnjë të drejtë.

Këtu e keni publikimin në gjuhën Spanjolle.

Ja një stimulim nga BBC për udhëtimin e tij.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.