Vepra të famshme arti të transformuara në ndërtesa arkitekturore
Arkitekti dhe ilustratori italian Federico Babina ka reinterpretuar punime të famshme arti si forma arkitekturore. Në këtë seri, të titulluar Archist, gjenden replika të veprave dhe stileve të Piet Mondrian, Andy Warhol, Damien Hirst, Marcel Duchamp, Pablo Picaso dhe shumë të tjerë.
Babina hulumton lidhjen simbolike ndërmjet artit dhe arkitekturës dhe si ata mund të bashkëveprojnë.
“Arti dhe arkitektura janë diciplina që flasin dhe prekin kthjellshëm njëra tjetrën,” spjegon Babina. “Me zhvillimin e artit bashkëkohorë kemi ndryshim konstant të definicionit dhe funksionit të arkitekturës.”
Këto pamje shfaqin një botë të imagjinuar të formave që përdorin brushën për të krijuar arkitekturë.
Ai imagjinon se si do të dukej një shtëpi nga Dali apo një muzej i dizajnuar nga Miro, ndërsa planifikon t’i shëndroj këto dhe disa punime tjera në një publikim të plotë.
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.