Pasqyrime mbi realitetin politik të gjuhës
Mundësia që dokumentat zyrtare të shkruhen edhe në shqip, por me obligimin që patjetër të përkthehen nga vet qytetarët edhe në maqedonisht është ofenduese, kundër ligjit dhe e palogjikshme. Arsyeja e mundësisë për t’u shkruar shqip, krahas çështjes së dinjitetit, në radhë të parë është lehtësimi i procedurës dhe përafërimi i qytetarëve me shtetin, kurse me këto kushtëzime banale shoviniste ndodhë e kundërta, imponohen komplikime, poshtërim dhe distancë. Fokusi në zbatimin e ‘ligjit të gjuhës’ duhet të jetë këtu, pa vonesa dhe arsyetimet banale që jemi mësuar t’i dëgjojmë gjatë dhe na janë bë normale. Gjithashtu, aplikimi i kësaj praktike të nxitet edhe në ndërmarrjet private dhe organizimet e ndryshme jo qeveritare. Mirëmëngjesi!
Агенција за примена на јазикот / Agjencia e Zbatimit të Gjuhës
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.