Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 22/12/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Harta monumentale 3D të dendësisë së popullsisë në tokë

Harta monumentale 3D të dendësisë së popullsisë në tokë
Taulant Salihi

Kohëve të fundit, nën izolim dhe me plot kohë të lirë, kam hulumtuar mbi kartografinë dhe zhvillimet e saj në kohën bashkëkohore. Shkencë, që në shikim të parë duket aq e nënvlersuar, por që në të vërtetë, padyshim, ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme përgjatë gjithë zhvillimit dhe historisë së njerëzimit.

Shumë rastësisht rashë në punimet e Prof. Alasdair Rae nga Universiteti i Sheffield-itAnglisë, i cili ka prodhuar harta 3 dimenzionale të tokës ku theksohet dendësia e popullsisë nëpërmjet ngritjes së shtyllave vertikale sipas sasisë së dendësisë të regjioneve përkatëse. Fokusi i hartave është paraqitja e dendësisë së popullsisë në hapësirën tokësore të planetit, pa specifikuar strukturën topografike të saj, në tone sepia dhe të verdha.

Ky projekt filloi si punim i lirë eksperimental mbi dendësinë e popullsisë në Evropë, ndërsa nga përgjijgja e mirë që pati në publik (Twitter), u zhvillua më tutje dhe u kompletua me të gjitha kontinentet e botës. Si i tillë, projekti vazhdon të plotësohet kohë-pas-kohe me sekuenca shtesë.

Punimet janë krijuar nëpërmjet modelimeve në programet QGIS dhe Aerialod duke u bazuar dhe drejtuar nga të dhënat e marra nga Sistemi Evropian i Informateve mbi prezencën dhe shpërndarjen hapësinore të njerëzve në tokë Global Human Settlement Layer (GHSL), të cilat janë të hapura për publik, siç edhe e thekson autori në përshkrimet e tij.

Dendësia e popullsisë më bën të mendoj për mundësinë e tokës për t’i mbajtur e akomoduar të gjithë banorët-njerëz – me këtë mënyrë të vrazhdë të ekzistencës së përditshme – pa e humbur balansin e vet të ekosistemit dhe biodiversitetit. Ky fakt, aspak nuk duket si shenjë e mirë, përkundrazi ndjell ndjenjë pesimizmi dhe defetizmi, sepse sa do që zëra të mendjeve dhe ekzistencave të kthjellta e të urta nga të gjitha anët e globit tentojnë të alarmojnë për këtë situatë urgjente, turmat e njerëzve dhe të strukturave të fuqisë nuk duket se marrin ndonjë mësim e as nuk janë të interesuar për këshillat e tyre. Kam ndjenjën se ky shqetësim serioz për neglizhencë dhe jetë të turbulluar nuk do të hiqet deri atëherë kur udhëheqësitë e shteteve të fuqive dhe organizimeve të mëdha të veprojnë me bindje në drejtimin e duhur, përpara se planetit t’i drejtohet ndonjë vërejtje edhe më serioze se pandemia e tanishme me Covid-19, e cila paradoksalisht, sadopak, ka frenuar këtë rrugëtim kaotik dhe destruktiv të njerëzimit përdrejt një posthumanizmi apokaliptik. Për këto dhe në lidhje me idetë e mia mbi mirëqenien planetare dhe njerëzore shpresoj të publikoj së shpejti një ese prozaike në të cilën kam pasqyruar përgjatë izolimit gati tremuajsh.

Kënaquni me punimet dhe analizoni të dhënat që bartin këto pamje, për mua monumentale, që gjithësesi do të doja të adaptohen në modelim interaktiv me të dhëna shtesë dhe detaje të integruara.


Shtypni në pamjet për rezolucion të plotë.

Evropa, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme në verzion sferik
Evropa shikuar nga lartë
Evropa shikuar nga Perëndimi
Evropa e plotë shikuar nga Perëndimi (Atlantiku)
Evropa shikuar nga Veriu (Skandinavia)
Evropa shikuar nga Veri-Lindja
Evropa parë nga Jugu
Lindja e Mesme
Gadishulli Arabik shikuar nga Jugu
Gadishulli Arabik shikuar nga Jug-lindja
Nënkontinenti i Indisë
Nënkontinenti i Indisë shikuar nga Perëndimi
Nënkontinenti i Indisë shikuar nga Lindja

Jugu i Indisë dhe ishulli i Shri Lankës
Kina (juglindore), Taivani dhe Korea e Jugut
Kina (pjesa e Xiang) dhe Koretë e Jugut dhe Veriut
Japonia shikuar nga Perëndimi
Japonia shikuar nga Lindja
Indonezia dhe vendet përreth
(Malajzi – Brunei – Timor-Leste – Singapor – Filipinet – pjesë nga Tajlanda, Myanmar, Kamboxhia dhe Vietnami – pjesë nga Australia – Hainan)
Filipinet në fokus
Gjiri i Tajlandës
Ishulli i Tajvanit
Australia
Australia shikuar nga Jug-lindja
Zelanda e Re
Afrika e plotë
Kairo dhe rrjedha e lumit Nil shikuar nga Veriu
Nigeria shikuar nga Jug-perëndimi
Afrika Veri-perëndimore e parë nga Përëndimi (Atlantiku)
Madagaskar dhe pjesë të Afrikës jugore parë nga Jug-lindja
SHBA-të dhe Amerika Qëndrore
SHBA-të të veçuar, shikuar nga Lindja
Amerika Veriore shikuar nga Perëndimi
Amerika Veriore shikuar nga Perëndimi
Amerika Veriore parë nga Veri-lindja (New York në kendin e poshtëm, Great Lakes, Toronto, etj.)
Pjesa e epërme e Amerikës Jugore
Pjesa qendrore e Amerikës Jugore
Pjesa e poshtme e Amerikës Jugore
Bregu Lindor i Amerikës Jugore
Dendësia e popullsisë në Tokë



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.